Studiuesit zbulojnë “shpirtin” e qytetit më të vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eriduti, një qytet, në pjesën jugore të Mesopotamisë, konsiderohet si qyteti i parë që u krijua në botë.

Gërmimet e kryera në zonë konfirmojnë se mbetjet e tij datojnë, të paktën, që nga viti 5000 para Krishtit. Gjatë gjithë kësaj kohe janë zbuluar aspekte të ndryshme që lidhen me qytetin, dhe ditët e fundit ka ndodhur një tjetër zbulim: një rrjet i gjerë kanalesh prej 7.000 vjetësh.

Eriduti ndodhet në jug të Irakut. Sipas traditës sumeriane, ky qytet është më i vjetëri i Mesopotamisë dhe gjithashtu konsiderohet si civilizimi më i avancuar i historisë.

Tani, në rrethinat e Eridut, një ekip hulumtuesish nga Universiteti Al-Qadisiyah i Irakut ka hartuar 200 kanale kryesore dhe më shumë se 4.000 kanale dytësore dhe më të vogla. Me ndihmën e imazheve satelitore, analizës së peizazhit dhe regjistrimeve me dronë të krahasuara me hartat historike, ata kanë gjetur gjurmë njerëzore që datojnë mijëra vjet më parë.

Siç ndodhte edhe në pjesën tjetër të rajonit të Mesopotamisë, rëndësia e lumit Eufrat në Eridu ishte thelbësore. Me një gjatësi prej rreth 3.000 kilometrash, ndihmonin në transportimin e ujit për kulturat e rreth 1.000 fermave, të cilat ndodheshin pranë kanaleve më të vogla. Nga ato më të mëdhatë, deri në nëntë kilometra të gjatë dhe pesë metra të gjerë, deri te ato më të voglat./    S,M

Të fundit

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Masaniello, historia e vërtetë e “Che Guevara”-s napolitane

Epopeja e napolitanit Che Guevara, i cili, nga peshkatar, u bë udhëheqësi i revoltës napolitane të vitit 1647. Derisa u çmend dhe vdiq në...

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë modern në botë që mbetet...

Lajme të tjera

Web TV