“Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK”/ Berisha reagon për raportin e DASH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas raportit të pak ditë më parë nga DASH i cili vlerëson punën e SPAK dhe përmend akuzën e ngritur ndaj liderit të opozitës.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se raporti i DASH shprehte vetëm një fakt.

“Ai raport, nuk e di kush e ka bërë, shprehte një fakt. Ajo ka ndodhur. Thoshte një fakt që ajo ka ndodhur. Unë e kam denoncuar atë me qindra e mijëra herë”, tha Berisha.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, sipas DASH, Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave. DASH thekson gjithashtu se Shqipëria duhet të vijojë me zbatimin e reformës në drejtësi.

Ky raport fundos ish-kryeministrin duke thënë se arritja kryesore e SPAK ishte marrja e tij si i pandehur për aferën ‘Partizani’. DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.

“Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport./   S,M

"Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK"/ Berisha reagon

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV