Rama prezanton kandidatët/ Kush do të negociojë me BE-në, Bufi apo Lulin që e zë gjumi?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Gjirokastër, ku po prezanton kandidatët për ekipin e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e kësaj date për të ardhmen e Shqipërisë.

Rama e cilësoi 11 majin si një ditë votimi të pazakontë, ku, sipas tij, nuk është çështja se cila parti do të fitojë, por se ku do të jetë Shqipëria në vitet që vijnë. Ai vuri në dukje progresin që Shqipëria ka arritur në procesin e integrimit europian, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Serbia.

Kryeministri theksoi se është momenti që Shqipëria të dërgojë një mesazh të fuqishëm në Bruksel, duke u shprehur se 11 maji është një mundësi historike për të ndarë një epokë nga një tjetër dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë në Bashkimin Europian.

“11 maji ditë votimi e pazakontë ku nuk bëhet fjalë se cila parti do të fitojë, por se ku do të jetë Shqipëria në vitet e ardhshme.
Ne kemi nisur negociatat vjet, Mali i Zi që ishte shumë më parë nesh në këtë proces, kur ne ishim vrima e fundit e kavallit ku askush nuk na shihte në sy kur u flisnim dhe na përcillnin si bezdi, ende nuk është në BE. Serbia i ka nisur në 2014. Ishin para nesh, sot i lamë pas.

Na duhet t’i japim një mesazh të fortë atyre në Bruksel më 11 maj, Tani të gjithë kanë rënë dakord që e duan Shqipërinë në BE.
Kush do të flasë e të bëjë negociata me ta? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli por ai ka probleme sepse e zë gjumi. E sheh e ngjalla, tani i bie fyellit në një vrimë, duhet orientuar, tani përtej shakave këtë gjë mund ta bëjmë vetëm ne.
Demokratët duhet t’i bien lapsit e ta bëjnë për interesat e tyre për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që nuk e pëlqejnë PS, sepse këtu është mbështetja e Shqipërisë për të hyrë në BE. 11 maji është një votim historik për të ndarë një epokë nga një tjetër”, tha ai./e.t

Të fundit

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në...

Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Nga Eduard Zaloshnja Kompania amerikane Gallup, pionere e sondazheve të opinionit, ka 90 vjet që zhvillon një barometër periodik mbi opinionin e amerikanëve për punën...

E PABESUESHME/ Këngëtari zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga fansi

Gjatë intervistës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, këngëtari Renato Jaho ndau një histori të pazakontë mbi dhuratën më të shtrenjtë që ka...

As Egjipti dhe as Meksika, ky është vendi në botë me më shumë piramida

Kur flitet për piramida, shumica mendon menjëherë për Egjiptin dhe Meksikën, vende të njohura për monumentet e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz e dinë se...

11 Maji/ Rama sfidon Berishën: Nuk do të ketë pension nën 200 Euro

Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të shtunë programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në qendër të programit të...

Lajme të tjera

Web TV