‘Programi i PD-së? Muhabet bretkosash’/ Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot programin e Partisë Demokratike prezantuar edhe nga Klevis Balliu , kandidati demokrat në qarkun e Tiranës në një video në rrjetet sociale ku në fillim është një tavolinë e varfër ndërsa më pas një tavolinë e mbushur me ushqime.

Rama bën thirrje deputetëve të këmbëngulin tu përcjellin mesazhin qytetarëve se sa i rëndësishëm është integrimi në BE i Shqipërisë dhe se PS është e vetmja alternativë.

“Të gjithë deputetët duhet të mos harrojnë dhe mos humbasin durimin për tu shpjeguar të tjerëve rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE…. Duhet insistuar me këtë mesazh…Këtu nuk është cështja sa të pëlqen njëri apo tjetri por sot PS është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje. Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë do jetë tharë dhe këneta e me ndihmën e Zotit do lulëzojë ndonjë gjë nga krahët e tjerë, se deri tani janë ferra e britma të kënetës. Unë gjë tjetër nuk shoh. Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte se do të ndryshojë tavolina juaj në 12 maj. Programi ishte një tavolinë që mbushej plot me ushqim, muhabet bretkoshash dmth.

U kujtoi të mbledhin sa më shumë vota për PS-në.

Zgjedhja për cdo deputet është e lirë, por kalon nga vendosja e shenjës tek numri 5 pastaj poshtë kushdo zgjedh një deputet sipas dëshirës. Duhet të jemi të fokusuar tek numri 5 që të arrijmë historinë./e.t

Të fundit

Skandali me 8 ton mish pule salmonelë/ Reagon ministrja Denaj

Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas...

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

Sot shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë përpara, duke kaluar nga ora...

Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri

Jorge Jesus do të drejtojë Al Hilal edhe në Botërorin e Klubeve dhe më pas pritet të zyrtarizohet në krye të kombëtares braziliane, ku synimi...

Publikohet letra që zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së Tupac nga Madona

Tupac Shakur ka vdekur për gati 30 vjet, por ai ende po bën që të flasin për të, ndërsa fansat mendojnë për marrëdhënien e...

Katër shenjat e horoskopit që nuk e durojnë vetminë dhe katër që e shijojnë

Vetmia mund të jetë ose frika më e madhe ose kënaqësia më e madhe, kjo varet nga karakteri i çdo personi. Dhe nëse besoni...

Lajme të tjera

Web TV