Statistikat e përballjes, 5 fitore historike, por ndaj Andorrës nuk është e lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andorra është një emër i vogël i futbollit evropian dhe jo i panjohur për Shqipërinë. Kombëtarja ka luajtur shtatë herë përballë vendit të vogël nga Pirenejtë.

Kuqezinjtë kanë regjistruar pesë fitore, një ndeshje në vitin 2019 është mbyllur në barazim, teksa në vitin 2002 Andorra na ka shkaktuar humbjen tronditëse 2-0 në miqësoren e luajtur në kryeqytetin e tyre Andorra la Vella.

Por, me gjithë rekordin pozitiv përballë ekipit të vogël, Shqipëria nuk e ka patur gjithmonë të lehtë. Mjafton të kujtohet që në dy përballjet e fundit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, Kombëtarja ka regjistruar dy fitore minimale në shtëpi dhe në transfertë.

Statistikat e përballjes, 5 fitore historike, por ndaj Andorrës nuk

Edhe këtë herë sfida nuk pritet të jetë e lehtë. Përfaqësuesja e cila pozicionohet në vendin e 171-të në renditjen botërore të FIFA-s do të luajë në Tiranë për tu mbrojtur. Synimi do të jetë të mos pësojnë gol dhe mundësisht të shfrytëzojnë kundërsulmet për të goditur kuqezinjtë.

Andorra është shansi i madh i Shqipërisë për të vendosur kualifikueset e Kupës së Botës në rrugën e duhur. Me tri pikë në përballjen e sotme, ekipi i Sylvinho-s do të vendoset në pozita të mira për të nisur ofensivën për vendin e dytë në Grupin K, ku si rivalë kemi Serbinë./e.t

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV