Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Po ashtu Vuçiç ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA.

Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”./K.K

Të fundit

“Dua të iki që tani”/ Gerta përlotet gjatë takimit me djalin e saj

Pas 100 ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Gerta Gixhari ka takuar mbrëmë djalin e saj, mes...

Begaj u uron Bajramin muslimanëve shqiptarë: T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Pasi uroi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Presidenti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën...

Erdogan me “dorë të hekurt”, nis të arrestojë gazetarët

Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”. Andreas Gustavsson, kryeredaktor...

Europiani i parë i futbollit në Shqipëri, ja kur nis turneu!

Tetë përfaqësueset më të mira të futbollit të 17-vjeçarëve në kontinent do të jenë në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor. Do...

Sot Fitër Bajrami, pas një muaji agjërimi besimtarët falin namazin në Berat e Korçë

Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e...

Lajme të tjera

Web TV