Rama:Skënderbeu i vuri gardh Perandorisë,se e dinte që vendi i Shqipërisë ishte në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shkoi drejt fundit të fjalës së tij para të rinjve socialistë në prezantimin e kandidatëve për qarkun Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama apeloi që shqiptarët të mos e humbnin përsëri trenin e historisë për anëtarësimin në BE.

Ai shtoi se ky është një “zog që duhet kapur” pasi nuk vjen më herë tjetër dhe Shqipëria e kishte humbur disa herë mundësinë teksa shqiptarët merreshin me njëri-tjetrin.

Kryeministri mori si shembull heroin kombëtar Skënderbeu, që luftoi perandorinë Otomane sepse e dinte që vendi i tij ishte në Europë, po kështu edhe rilindasi i madh Naim Frashëri, që shprehej se “dielli lind nga perëndon”.

“Fjala ime e fundit është mos e merrni këtë histori lehtë. Mos e merrni si një gjë në dorë, sikur çfarë po bëjmë ne. Merreni si një zog që ju ka ardhur një herë në dorë dhe që është zogu i lirisë, barazisë para ligjit, për të qenë pjesë e një familje të madhe, ku të mëdhenjtë mendojnë për të vegjlit. Shqiptarët e kanë humbur më shumë se një herë trenin e historisë, duke u marrë me njëri-tjetrin, por atë duhet ta ndjesh, ta kuptosh dhe të mos e lëshosh. Kutia e votimit është vagoni i trenit të historisë. Duhet ta marrim dhe pastaj i keni bërë shërbimin më të madh vendit. Skënderbeu e ka këtu larg 100 metra, këtu përkujtohen e bëhen ceremonitë. Skënderbeu i doli për zot Europës, s’kishte BE, megjithatë ai i vuri gardhin këtu perandorisë. Pse? Sepse ai e dinte se me ata andej, nga Perëndimi, është rruga jonë. Pastaj erdhën rilindasit, s’kishte BE, Naim Frashëri i tha shqiptarëve se dielli lind nga perëndon, se drita e vendit është andej. Edhe kur shqiptarët u ngritën dhe thanë se duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe vetëm atëherë u kepërdorura ajo parullë. Europa është aty, e askush nuk do na bëjë më ne zbor dhe për herë të parë që nga 1983 në anketim ka dalë për herë të parë më lart për zgjerimin, sepse edhe ata atje e kanë kuptuar se në këto kohë të turbullta duhet të jemi të gjithë bashkë atje, të bashkuar”, u shpreh kryeministri./k.k

Të fundit

“Dua të iki që tani”/ Gerta përlotet gjatë takimit me djalin e saj

Pas 100 ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Gerta Gixhari ka takuar mbrëmë djalin e saj, mes...

Begaj u uron Bajramin muslimanëve shqiptarë: T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Pasi uroi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Presidenti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën...

Erdogan me “dorë të hekurt”, nis të arrestojë gazetarët

Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”. Andreas Gustavsson, kryeredaktor...

Europiani i parë i futbollit në Shqipëri, ja kur nis turneu!

Tetë përfaqësueset më të mira të futbollit të 17-vjeçarëve në kontinent do të jenë në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor. Do...

Sot Fitër Bajrami, pas një muaji agjërimi besimtarët falin namazin në Berat e Korçë

Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e...

Lajme të tjera

Web TV