Trent Alexander-Arnold me shumë gjasa do të jetë lojtar i Realit nga edicioni i ardhshëm. Kjo marrëveshje është drejt konkretizimit, ndërsa palët raportohen se po shkojnë në hapat e duhur.
Galaktikët” do të finalizonin një tjetër lëvizje të bujshme me kosto zero. Kjo pasi yllit të Liverpulit i përfundon kontrata në fundin e sezonit.
26-vjeçari u kthye në një lojtar të pazëvendësueshëm për krahun e djathtë të mbrojtjes. Futbollisti i përfaqësueses së Anglisë do të provonte kështu për herë të parë larg Liverpulit.
Duhet thënë se Reali po vuan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vendi i tij si titullar do të ishte i padiskutueshëm./ D.C