“Paketa e Maleve”, një thirrje për këdo që kërkon të investojë në tokën e të parëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.

Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Kryeministri Edi Rama: Në radhë të parë falënderoj familjen Hysaj për mikpritjen këtu. Është një nga pikat e bukura të zhvillimit të agroturizmit dhe sa herë që vij, përveç kënaqësisë së mikpritjes shumë njerëzore, shoh edhe ndryshime që e përmirësojnë dhe zhvillojnë më tej këtë territor në respekt të plotë të natyrës, dhe madje në shfrytëzimin e natyrës së mbrojtur për të rritur dhe vlerën e ofertës që kjo pikë e rëndësishme e agroturizmit në qarkun e Shkodrës ka.

Ne sot këtu jemi për të dhënë disa informacione konkrete lidhur me një ligj tanimë, një nisëm e kthyer në ligj me emrin “Paketa e Maleve” që është një ligj dhe synon dhe unë besoj që ia del të kapërceje pengesat e panumërta e një vonesë historike në zhvillimin e pronës në territoret malore dhe posaçërisht në ato territore ku pronarët e ligjshëm, pronarët me zakon me të drejtë, nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’iu njihet e ndarë siç ata janë dakordësuar me njëri-tjetrin duke u kthyer praktikisht në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre.

Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme që ishte ligji 2020, i cili është një ligj që ka avantazhet e tij, por edhe ai ka shfaqur  problematika që lidhen me faktin që një pjesë e banorëve të interesuar për tokën janë këtu, një pjesë tjetër nuk janë këtu, duhet të dakordësohen të gjithë bashkë etj, dhe kjo ka vonesat dhe hallkat e veta të vështirësisë, ndërkohë që “Paketa e Maleve” nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës në tërësi po është një paketë që adreson ëndrrën edhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve qoftë nga qyteti brenda për brenda Shqipërisë në fshat, qoftë nga jashtë në fshat përsëri, pra nga jashtë Shqipërisë dhe për të investuar aty kursimet ose fondet e marra me kredi dhe për këtë arsye kemi vënë në dispozicion dhe një linjë komplet të re financimi nga Banka e Shqipërisë, është 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me një garanci 70% të kolateralit nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë pikërisht edhe për këtë paketë. Mund ta përdorë për agroturizëm, mund ta përdorë për agropërpunim, mund ta përdorë për çfarëdo qoftë që ka nevojë për investime në territoret rurale, malore ose gjysmë malore të Shqipërisë. Atëherë cila është logjika e kësaj pakete e shpjegoi pak Arbi. Logjika e kësaj pakete  është që faktikisht pronarëve që quhen posedues faktikë, me posedues faktikë kemi parasysh pronarët, nuk kemi parasysh zaptuesit që të jemi shumë të qartë, poseduesit faktikë që nuk kanë letrat, dokumentet e pronësisë të regjistruar. Janë shumë dhe janë të dëshiruar që të investojë dhe janë shumë në gjithë zonën e veriut, por ka plot dhe në jug, ka plot dhe në territore të thella, edhe në Shqipërinë e Mesme, por nga ana tjetër ajo që është e padiskutueshme është që nuk ka një pikë  të Shqipërisë, nuk ka një 100 metërsh katror në Shqipëri kudo qoftë që të vesh gishti,, kudo qoftë, edhe në  fund botës kur i thonë fjalës, ku të mos jetë e mundur të bësh sukses nëpërmjet, pikërisht  agroturizmit, ku të moj jetë e mundur që të hapësh një derë dhe të sjellësh njerëz tek kjo derë pavarësisht infrastrukturës madje, për të shijuar çfarë ti ofron, çfarë natyra ofron, çfarë tradita aty ofron dhe sot ne mund te flasim bazuar në shembuj. Ne nuk flasim më siç flisnim në fillim kur hodhëm, kur vumë gurët e themelit të kësaj industrie, të kësaj dege të industrisë së turizmit që nuk ekzistonte fare në Shqipëri, ishte inekzistente.

Sot kemi shembuj plot dhe nuk kemi këtu shembullin thjesht këtu ku jemi e këtu jemi prapë në ultësirë, jemi afër liqenit, afër qytetit etj, po kemi shembuj ekstremë siç është edhe shembulli i Marjanës neomalësores, që është një shembull ekstrem se si në një pikë ku normalisht asgjë nuk të thotë rri, mund të rrish dhe mund të bësh sukses edhe mund t bësh sukses jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar me konceptin edhe me dedikimin që ke. Kështu që ideja është që cilido qoftë që e ka pronën dhe që nuk ka sherr me kufitarët, mund të marrë nga këshilli bashkiak një vërtetim që po, ky ose këta, kjo familje ose ky grup familjes nuk ka rëndësi, zotërojnë këtë pronë dhe me këtë vërtetim nga këshilli bashkiak është e mjaftueshme për të disponuar një leje zhvillimore dhe mbi bazën pastaj e asaj lejeje zhvillimore për të lidhur një marrëveshje zhvillimore me ministrinë e Ekonomisë duke paguar vetëm 1 euro dhe faktikisht për ta regjistruar pronën në momentin kur përfundon investimi, jo përpara, pra nuk mund ta marrësh edhe ta regjistrosh pa bërë gjë. Duhet të investosh dhe në momentin kur ke bërë investimin, ti e merr dhe e regjistron dhe çdo gjë që mund të lindë më pas në aspektin e një konflikti, është barrë e shtetit nëse lind , por normalisht situata, se po shoh një mikun tim këtu që është një protagonist i transformimit të Thethit, situata për shembull e Thethit ku në një periudhë të caktuar kohe janë bërë zhvillime pa leje në prona legjitime, pra aty ka realisht kanë pasur pronën dhe  ku nuk është prodhuar konflikt për shkak të kësaj, tregon qartë që në përgjithësi mjafton syri i këshillit bashkiak dhe i administratës bashkiake për të verifikuar jeni në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm të asaj prone apo jemi në kushtet e një mundësi për konflikt dhe kjo procedurë është shumë e thjeshtë.

Faktikisht është njësoj si të jesh pronar dhe të kërkosh leje për zhvillim. Ka edhe një gjë tjetër ekstra që është bërë jo pa qëllim që 500 aplikantët e parë në momentin që do të hapet thirrja dhe thirrja do hapet ne momentin kur bashkitë do kenë depozituar në Këshillin e Ministrave, nëpërmjet ministrisë së Ekonomisë, akoma më thjeshtë se Ministria Ekonomisë ka burokraci, përmes Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor do të kenë depozituar hartat ku do të bëhen këto zhvillime si fillim dhe në bazë të atyre hartave do të hapen thirrjet, pra do të hapet rruga dhe 500 aplikantët e parë do kenë 10 vjet pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç kuptohet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre, e vetmja gjë. As taksa, as TVSH, asgjë 10 vjet.

Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë pak me shtrëngim me FMN-në, sepse është një përjashtim total nga çdo gjë, por besoj që ia vlen dhe besoj që në momentin që kemi 500 të parët dhe fillimi i realizimit të fillimit të këtyre agroturizmave të parë pastaj të tjerët vazhdojnë normalisht me të njëjtën metodë, por do vazhdojnë të kenë atë barrën fiskale njësoj siç e kanë agroturizmat sot normalisht me TVSH-në 6% dhe me taksa shumë të ulta për hir të vërtetës.

Tani kini parasysh që në vitin e kaluar ka pasur 5.5 milion vizitor në parqet kombëtare. 5.5 milion vizitor në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë, sepse nuk janë si dikur po janë të matshme. Një pjesë e parqeve janë me biletë, një pjesë e parqeve janë me instrumente që pikërisht për të matur flukset dhe do të thotë që 5.5 milion janë faktikisht potencialisht klientë të një rrjeti agroturizmi që gjendet aty rrotull, se gjëja që do të donin një pjesë e tyre, në mos të gjithë do ishte ta vazhdonin ditën diku aty rrotull dhe të shijonin diçka më shumë se sa të ktheheshin prapë andej nga kanë ardhur.

Dhe ajo që është akoma më interesantë është që 1.3 milion janë në qarkun e Shkodrës në zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës, është shumë dhe rritja në krahasim me 2023 është goxha e madhe, ndërkohë që rritja në krahasim e 2022 është eksponenciale. Pra Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, ka shumë më tepër potencial nuk diskutohet, po nëqoftëse në qarkun e Shkodrës që ka gjithë këto territore fantastike malore do të ndiqet shembulli i Thethit, do të ndiqet shembulli i disa investimeve shumë të bukura që janë bërë në Malësinë e Madhe, do të ndiqet dhe shembulli i ndonjë investimi të bukur që është bërë në Vaun e Dejës, do të jetë vërtet bekim i madh për Shkodrën, por do të jetë bekim i madh dhe për ata që do ta marrin përsipër këtë dhe që mos rrinë andej jashtë që të punojnë për të tjerët apo që punojnë edhe për vete, por edhe një kafe me shije nuk e pinë dot atje dhe për të bërë një muhabet duhet të presin ditën e diel dhe për ta gjet tavolinën e muhabetit duhet të bëjnë 2 orë me shku dhe 2 orë me ardh, domethënë i bie jo me shku me bo muhabet, po me shku në boks, se kështu janë distancat. Pa harruar që koha më e bukur atje është kështu.

Kështu që nuk besoj që ia vlen gjithë kjo gri e madhe në jetën jashtë punës, thjeshtë e vetëm për të qëndruar atje dhe për të punuar, ndërkohë që duke ardhur, duke punuar dhe duke investuar këtu e ka treguar historia e këtyre njerëzve. Unë isha pardje kur u kthyem nga Gjirokastra në Tepelenë tek ai ndërtimi, hoteli që ka bërë një emigrant i kthyer nga Londra ishte plot, plot. Shiu jashtë njerëzit brenda, plot. Dhe po të pyesësh atë e tregon vetë ai se sa i lumtur është që ka marrë vendimin të kthehet në Shqipëri dhe të investojë kursimet e tij në Shqipëri.

Tjetra që dua të nënvizoj pa iu marrë shumë kohë është që agroturizmi, zhvillimi i këtij rrjeti do të stimuloj shumë prodhimin. Po prodhimin e cilësisë së lartë, prodhimin bio, prodhimin e kushtueshëm dhe nëse sot agroturizmat janë si të thuash një ofertë më e lirë, me hyrjen në Bashkimin Europian do jenë një ofertë luksi dhe nuk do jenë hajt se po shkojmë të hamë pulat në fshat. Do jetë një ofertë luksi siç janë të gjitha ato zona të Italisë, apo të Austrisë, apo të Francës, apo Gjermanisë ku është shumë e vështirë të gjesh vend e para dhe e dyta është vërtetë një ofertë speciale, sepse të ofrohet një moment jashtë rrëmujës dhe në mes të natyrës edhe me gjithë ato gjëra që nuk i gjen më dot në jetën e përditshme të qytetit, përveçse në shtëpi.

Ndërkohë që po ashtu duke zhvilluar këtë lloj ekonomie do të hapet rruga për të zhvilluar edhe produkteve eksporti bio. Për shembull në disa pika tani prodhimet e vajit të ullirit ët agroturizmit kanë filluar ti shesin jashtë, si prodhime speciale, jo si prodhime në masë. Këto normalisht duhet t’iu vlejnë të gjithë  atyre që janë në dilemë dhe besoj që shembuj e shumtë. Ne kur kemi nisur këtë përpjekje kishim një ose 2 agroturizma, po faktikisht sot kemi afro 250 të tillë dhe një pjesë e madhe janë mbështetur nga qeveria nëpërmjet programeve të AZHBR-së, një pjesë tjetër janë bërë vetë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim, besoj që  kur të kryhet edhe kjo 500 që kemi paraparë, atëherë do të jetë edhe shumë më lehtë për të ecur dhe do të jetë shumë më e lehtë për bankat për të financuar, por sot që flasim bankat kanë këtë instrument në dorë që e kemi siguruar me Bankën e Shqipërisë dhe sot që flasim kredia për të zhvilluar një ndërmarrje të vogël dhe të mesme ku fusim këto agroturizma është nën 3 %, një kredi 3% me një kolateral të mbuluar 70% nga shteti dhe më pas ne do shohim instrumente të tjerë.

Lexo edhe :  “Kam marrë telefonata nga…”, habit Dash Sula: Të vërtetat do i them pas 11 majit

Kemi kaluar dhe projektligjin e Bankës së Zhvillimit. Më në fund do kemi bankën tonë të zhvillimit që do jetë në dispozicion pikërisht të gjithë atyre sektorëve dhe sipërmarrjeve që nuk janë dhe aq lehtë të financueshme nga bankat tregtare që e duan fitimin të sigurte. Do jetë një banke zhvillimore për të nxitur financimin dhe investimin në sektor që fillimisht mund të kenë risk të lartë ose fillimisht mund të kenë nevojë për shumë më tepër kohë për tu bërë interesant për bankën.

Këto ishin ato qe donim të ndanim sot. Sigurisht që Paketa  e Maleve ka nevojë për promovim, ka nevojë për informacion dhe mbi të gjitha tani institucionet dhe në rastin konkret bashkitë dhe qeveria të tejkalojnë gjithë këtë procesin e bërjes gati të gjithë atyre territoreve ku do të bëhet fakt kjo paketë. Një nga arsyet që është menduar kështu që mos të lihet kështu “ku ka mal, hajde”, është edhe për të krijuar balancë për zonat e mbrojtura por natyrisht që kjo do të jetë me çmimin e bashkive, e kryetarëve të bashkive. Ata dinë edhe ku janë kërkesat më intensive dinë dhe ku janë përnderimet më interesante, dinë dhe çfarë ka me Diasporën si kërkesa konkrete dhe t’i japim një shtytje dhe ta promovojmë dhe ta realizojmë dhe të bëjmë që në 4-5 vitet e ardhshme të kemi një rrjet agroturizmash që do sjellë shumë me tepër turistë në male, por thjesht në numër sepse sot ka turistë në male, por shumë më tepër turistë që shpenzojnë më shumë në male. Kjo është ajo që duhet realizojmë se gjithë përpjekja është si ti bëjmë të lënë më shumë lek në Shqipëri. Shumë faleminderit!

***

Kryeministri Edi Rama: A ka mundësi të thuash se më kanë bërë barsoleta këta këneta. Të më tregosh historinë në Theth që i çoni lekë njerëzve që keni jashtë. A ka mundësi ta thuash, tregoje tamam!

– Ne kemi njerëzit tanë që janë në Itali, Gjermani dhe disa vende të Europës dhe për momentin jemi duke i thënë hajdeni këtej se si ndihmojë dot më me të tëra nga Shqipëria, se keni mundësi të vini të bëni këtu. Para shumë vitesh ishim 20 familje që kishim nisur si turizëm, me bujtinat, me shtëpitë që kemi trashëguar nga familja. Tani jem bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga bota nga qytetet dhe janë bërë pjesë e vendit për të zhvilluar turizmin.

Kryeministri Edi Rama: E para se kushedi çdo thonë për ty tani, përgatitu por s’ka problem, për ty reklamë është, punë e madhe fort. E para, Thethi është një fshat shumë i largët në thonjëza, por jo dhe i afërt dhe është fshati me numrin më të madh të të rinjve që unë kam parë ndonjëherë në Shqipëri. Në Theth ti mblidhesh me njerëz dhe aty 90% janë të rinj. Dhe çfarë janë ata të rinj që janë aty? Janë pjesa më e madhe sipërmarrës. Të njëjtën gjë kam parë dhe në Sarandë, por gjithsesi Saranda është më shumë si të thuash e populluar. Në Theth vajza, djem, gra, burra që janë kthyer ose nga Tirana. Kanë ikur nga Tirana kanë shkuar atje ose nga jashtë dhe praktikisht kanë ndërtuar atje një destinacion që është destinacion ndërkombëtar dhe tani kanë ambicie të bëjnë investime të tjera. Shyqyr u zgjidh dhe problemi i regjistrimit të pronave të shtëpive se i kishin të paregjistruara, tani mund t’i përdorin dhe si kolateral. Besoj që këtë linjën e financimit të Bankës së Shqipërisë mund ta përdorni me shumë lehtësi.

Tjetra që është shumë e rëndësishme është që pagat në Theth, kjo është pak por e sigurt, janë më mirë sesa në Greqi dhe jo vetëm kaq, por përtej kësaj të gjithë ata që shkojnë dhe punojnë në Theth për pjesën e shërbimit e kanë falas qëndrimin, pra fjetjen, ushqimi nuk diskutohet dhe pagën.

Në Sarandë njerëzit që shkojnë për të punuar për turizëm ikin në fund të sezonit me 30-40mijë euro në xhep, pa asnjë ekzagjerim. Sepse janë paga të mira, janë bakshishet etj. Kështu që është shumë pozitive kjo gjë për ata të cilët qëndrojnë në një kohë më të gjatë. Dhe kur them fundi i sezonit kam parasysh një shtrirje të gjatë kohe kurse ata që janë në një kohë të shkurtër në sezon përsëri dalin me një fitim që nuk e kanë në vendet nga e ku e shohin Shqipërinë sikur është vend që nuk shkohet, nuk punohet, nuk bëhet etj.

– Meqë jam prodhues, do më lejosh meqenëse dhe ministri i Ekonomisë është këtu, një sugjerim. Shteti, qeveria jep para për agrobiznesin nëpërmjet fondeve të ndryshme siç është IPARD dhe fondet e qeverisë shqiptare. Ne si prodhues, nuk them për veten por mendoj se flas në emër  të gjithë prodhuesve shqiptarë, nuk mund t’i vendosësh kusht atij që e ka financuar vetë një biznes siç është ky këtu por ai biznes që qeveria e financon, e lehtëson me taksa, duhet t’i japë dhe t’i vërë një pikë që 50%, 30%, 40% të produkteve t’i ketë shqiptare, jo të miat, asnjë të mos marrë por të marrë produkte shqiptare. Para 3 vitesh në Valbonë asnjë restorant nuk kishte verë shqiptare. Sot 70% kemi arritur që të futet vera shqiptare.

Kryeministri Edi Rama: E keni arritur se e keni arritur jo se i kemi vënë ne kusht se ku do e gjenin verën në Valbonë ata. Unë jam socialist, por nuk jam nga ata socialistët që besojnë tek ndërhyrja e shtetit tek çdogjë. Unë besoj që produkti i mirë shet veten e vet dhe ju tani, për shembull, kantina juaj, por dhe kantina të tjera se unë e njoh dhe verën sepse e pi 33 mijë euro, e ke parasysh se çfarë njohje të verës kam, vërtetë keni bërë kapërcim epokal me verën dhe praktikisht, madje madje, nuk po ta them se një natë një që ka dyqan vere në Tiranë, e ke dhe në Facebook tim po deshe ta shohësh, u ankua se më tha “Këta të vendit e kanë përmirësuar shumë dorën por e kanë rritur shumë çmimin”. Domethënë, sipas tij, në Tiranë, nuk e di.

Kjo është një ide që ne do ta shohim. Unë nuk besoj tek detyrimi dhe a e di pse? Sepse çfarë do ndodhë? Do t’i thuash do kesh 40% produkt shqiptar. Pastaj do ta kontrollosh, që ta kontrollosh do t’i sjellësh inspektorët, kur të vijnë inspektorët do duhet që ata t’i provojnë produktet vetë, pasi të provojnë produktet do duan edhe ndonjë shpenzim për rrugën dhe po nuk ishte infrastruktura e mirë do kërkojnë dhe ndonjë gjë për dhimbje koke kështu që.

Me iniciativa po, mund të jetë varianti me iniciativa që do keni këto iniciativa nëse shisni produkte shqiptare, por ajo është pak por e sigurt, besoj që e ke parë dhe me agroturizmin tënd, se të lashë dhe në këmbë por shyqyr se demokratët të rrinë njëherë në këmbë se ngelëm ne në këmbë duke i bërë hyzmet demokratëve, besoj që e ke parë ose që vetvetiu në momentin që ti ke atë agroturizëm atje, unë do vij ta shoh se më kanë thënë që ke bërë një gjë fantastike, patjetër që kjo do të stimulojë edhe të tjerët rreth e rrotull se ty do të stimulojë t’i shkosh atyre, ata do vijnë t’i sjellin tek ti.

Për shembull, në Memaliaj, ajo familja që kishte bërë atë investimin për vajin e ullirit praktikisht kishte 400 pronarë ullinjsh që kishin pak ose shumë rrënjë por ata tani e kishin destinacionin aty dhe zotëria këtu besoj që përfiton nga çfarë ka zona rreth e rrotull sepse e kanë këtu, e kanë gati vijnë e shesin këtu ose shkon e ia merr atje, është zinxhir. Megjithatë, janë të vlefshme patjetër, të falënderoj.

Tani, kryetar, të mbetet vetëm që juve drejtuesit e bashkive të uleni me ato drejtoritë e planifikimit urban, të nxirrni territoret ku do përcaktoni hartat ku do të hyjë në fuqi paketa dhe në bashkëpunim me ministrin, t’ia përcillni qeverisë,  qeveria t’i miratojë si zona zhvillimore me përparësi, ku funksionon ky ligj, pra ky është një ligj i posaçëm për të gjithë ata njerëz që kanë një lidhje me malet për t’iu hapur rrugën që në male të bëjnë ekonomi, të bëjnë sukses edhe të ndihmojnë Shqipërinë se do jetë një gjë e madhe për Shqipërinë të ketë këto qeliza në të gjithë territorin për të futur sa më shumë turistë, për t’u futur sa më thellë territorit të vendit se siç e patë, tek statistikat, të ardhurat nga turizmi kanë qenë shumë të larta e do vazhdojnë të rriten por janë të ndara disproporcionalisht midis bregut të detit dhe malit dhe unë personalisht, unë e kam bindje këtë gjë. Koha do ta tregojë përgjithësisht këto lloj llafesh më dalin jo se hedh fall po sepse ditë- natë këtu e kam mendjen, që në momentin kur malet do të zbulohen nga turistët e të gjitha kategorive, se sot janë zbuluar po janë zbuluar nga ato lloj turistësh që janë me çanta në krah, do zbulohen nga turistët e gjithë kategorive, do jenë miniera e vërtetë e të ardhurave të Shqipërisë, jam i bindur 1000 %, siç ka vende pa det të tjera, që mos t’i përmendim të gjitha me radhë, që kanë turizëm malor dhe kanë të ardhura marramendëse, por duhet t’u japim një ofertë të diversifikuar që dhe ai që vjen për alpinizëm e ka atë kanalin e vet, por dhe ai që vjen të relaksohet në një agroturizëm me gjithë ato komoditetet mes maleve e ka dhe ai mundësinë e vetë, por edhe resortet e skive që shpresoj, vendi më i bukur dhe më i sigrutë për të pasur resort të suksesshëm skish është Kukësi, por aty thjesht duhet te presim. Ne Korçë na ka ardhur një ofertë shumë e mirë, me atë po merremi, por në Kukës akoma nuk kemi propozim të qenësishëm dhe aty në Kukës mund ta bëjmë vetëm ata që janë vendas, bashkë me partnerë të huaj kuptohet po duhet patjetër të jenë dhe vendasit aty. Faleminderit, kryetar.

– Unë më shumë kam kërkesa se sa falënderime. Politikat ekonomike në Shqipëri janë shumë të favorshme. Vetëm Maqedonia e Veriut më duket ka një barrë fiskale më të lehtë

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk e ka më të lehtë. E ka pasur, po nuk e ka më.

–  Kam jetuar 27 vjet jashtë. Nuk e di unë këtë informacion kam. Kisha një kërkesë. Gjatë verës kam punuar plot, kam 19 dhoma të faturuara ku pjesa më e madhe është bërë në verë. Që unë të punoj në dimër, duhet të kem akses në liqen, të ligjëruar se të gjithë e pëlqejnë liqenin. Pengesë kam që këtu ka shumë disnivel, por gjatë dimrit kjo mbyllet se vjen dallga. Dua një mbështetje me partneritet,  bashkëpunim, me investimet e mia e të tuat qe të bëhet diçka për të gjithë. Unë kërkoj akses në liqen se është në të mirë të gjithëve.

Kryeministri Edi Rama: Po kemi filluar pra ta përdorim liqenin, se ishte i papërdorur, kemi filluar. Edhe molin e ri e pashë sot që është bërë, edhe këtë molin  këtu, Tonin, mos më shiko mua. Do ta bëjmë, do ta bëjmë, do ta zgjidhim po ka dhe një gjë tjetër që unë besoj duke pasur parasysh se çfarë kanë ata që bëjnë sukses në turizëm në dimër, ka dhe një element tjetër që duhet me e pas parasysh që ka shumë potencial që është turizmi i fizioterapisë, i shëndetit, i masazheve, për shembull yt bir me siguri ka plot njohje me fizioterapistë edhe për rekuperim të sportistëve të dëmtuar edhe për njerëz që vijnë për t’u rikuperuar, domethënë ajo është një zonë e industrisë që po merr gjithmonë e më shumë hov, madje pashë disa materiale nga një konferencë e madhe që ishte bërë, e hotelerisë dhe ka filluar hotelet me 5 yje të fusin komponentin e analizave mjekësore, e këtyre formulave të pastrimit të gjakut etj, kështu që duhet parë kjo, në dimër një komponent shëndeti e bën shumë atraktive një zonë si kjo ose çdo lloj zone malore. Shumë faleminderit./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV