Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, siç kishte deklaruar edhe më herët, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria Madhështore”.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, siç kishte deklaruar edhe më herët, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria Madhështore”.
Tashmë, Jenishehri ka depozituar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars.
“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.