Përfaqësues amerikanë të OPDATE janë rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë të ditur se përfaqësuesit e SHBA-ve janë parë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë.
Roli i përfaqësuesve amerikanë është që të asistojnë në hetimet e SPAK.
Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri ka qenë e zgjeruar, duke përfshirë institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore./k.k