Kenia njohu Pavarësinë e Kosovës, presidenti Begaj: I gëzuar, falenderoj mikun tim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Gjithashtu kreu i shtetit, me anë të një postimi në rrjetin social X, falenderoi homolugun e tij William Rutto, për marrjen e këtij vendimi “të drejtë e të duhur”.

“I gëzuar që Kenia njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës sot. I përcjell falenderimet e mia më të përzemërta mikut tim William Rutto për këtë vendim të pritur me gëzim nga shqiptarët”, shkruan presidenti në llogarinë e tij të rrjetit social.

Kenia në Afrikë u bë shteti i 118-të në botë që njohu Pavarësinë e Kosovës. Lajmin e zyrtarizoi politikani Behgjet Pacolli, i cili falënderoi krerët e shtetit shqiptar për ndihmën. Ky vendim vjen 4 vite pasi Izraeli u bë shteti i fundit që e njohu Kosovën.

Të fundit

Kina: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

Kina paralajmëroi sot se përpjekjet për të siguruar pavarësinë e Tajvanit do të çonin në luftë, me ushtrinë e...

Mungoi dëshmitari,shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët në Gjadër është në përputhje...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV