Trump firmos ndryshimet e reja: Ndalohet votimi pa pasaportë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që sjell ndryshime të rëndësishme në ligjin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara. Sipas rregullave të reja, të gjithë qytetarët amerikanë do të duhet të dëshmojnë nënshtetësinë e tyre me pasaportë kur paraqiten për të votuar në qendrat e votimit.

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump përcakton gjithashtu se votat me postë që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve do të quhen të pavlefshme dhe nuk do të numërohen.

Ky vendim është në përputhje me qëndrimet që Donald Trump kishte shprehur prej kohësh, duke iu referuar veçanërisht zgjedhjeve të vitit 2020 kundër Joe Biden. Trump vijon të thotë se ato zgjedhje presidenciale “iu vodhën” megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë prove për dicka të tillë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet e miratuara mund të pengojnë miliona amerikanë të votojnë. Statistikat tregojnë se rreth 146 milionë qytetarë nuk kanë pasaportë, ndërsa nëntë për qind e popullsisë nuk ka dokumente të gatshme që dëshmojnë shtetësinë.

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur vendimin, duke argumentuar se masat synojnë të parandalojnë votimin e emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë, hetimet kanë treguar se ky fenomen është i rrallë dhe nuk ka ndikuar në rezultatet zgjedhore.

Për më tepër, urdhri i Trumpit i jep qeverisë federale të drejtën të ndalojë financimet për shtetet që nuk zbatojnë rregullat e reja. Megjithatë, ky vendim pritet të përballet me sfida ligjore dhe mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV