Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Vendim i drejtë dhe hap i madh diplomatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka marrë ditën e sotme një njohje të re nga Republika e Kenias si një shtet të pavarur dhe sovran. Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila në facebook, shpjegon se ky vendim i nënshkruar nga Presidenti i Kenias, përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Osmani shkruan se vendimi është një dëshmi e mbështetjes për liritë e Kosovës. Ajo tha se populli i Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm.

Reagimi i Vjosa Osmanit:

Vjosa Osmani: Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë.

Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, shpreh falënderime të sinqerta ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik.

Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejtë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë.

Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Lexo edhe :  Ardit Bido i kundërpërgjigjet Berishës: Doktor, mos dil më bllof!

Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare.

Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme,  ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV