Koço Kokëdhima shfaqet në Fier si huligan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier.

Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima, ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht gjyqtarin e takimit Dorjan Melataj.

Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas.

Report TV ka siguruar pamjet e këtij incidenti, ku dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin.

Burime nga klubi i Gramshit e quajtën shkelje të rregullores rinisjen e takimit dhe sipas tyre, i ndodhur nën presion gjyqtari e ka rikthyer takimin që duhet të ishte ndërprerë përfundimisht dhe të deklarohej i tillë në FSHF, ku më tej të merreshin ehde masat disiplinore dhe administrative.

Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit. Madje në fund është hedhur edhe një foto festive në llogarinë në rrjetin social Facebook nga klubi sportiv, ku vajzat e ekipit festojnë triumfin polemizues.

Nuk dihet ene shkaku përse ndeshja u tensionua, teksa priten edhe reagimet zyrtare dhe ankesat nga ekipi i Gramshit.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.

Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV