Danimarka do të vendosë shërbimin ushtarak për gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka do të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Palët kishin rënë dakord më parë për të dorëzuar projektligjin përkatës. Shërbimi ushtarak fillimisht ishte planifikuar të riorganizohej duke filluar nga viti 2027, por ndryshimet tani janë planifikuar për mesin e 2025.

Në të ardhmen, gratë do të shërbejnë në të njëjtat kushte si burrat dhe gjithashtu mund të rekrutohen nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Gratë daneze që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti do të kenë të drejtë për shërbimin ushtarak gjatë gjithë vitit 2026. Projektligji duhet ende të miratohet nga Parlamenti. Megjithatë, miratimi konsiderohet i sigurt.

Komandanti i Përgjithshëm i Mbrojtjes, Michael Hyldgaard e përshëndeti masën. “Të drejtat e barabarta janë të mira dhe ato rrisin shanset për të rritur fuqinë luftarake në mbrojtjen daneze,” tha ai për gazetën daneze Jyllands-Posten.

25% e të rekrutuarve janë gra

Në Danimarkë, deri tani, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohej vetëm për burrat mbi 18 vjeç. Grave nuk u kërkohet ende të shërbejnë në forcat e armatosura, por mund ta bëjnë këtë vullnetarisht. Aktualisht, gratë përbëjnë rreth 25% të atyre që kryejnë shërbimin bazë ushtarak në Danimarkë.

Edhe pas ndryshimeve, do të vazhdojë të jqë vetëm një pjesë e çdo grupmoshe do të kërkohet të kryejë shërbimin ushtarak. Duke qenë se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë do të thirren, por do të hidhet shorti.

Vitin e kaluar u vendos që shërbimi bazë ushtarak në Danimarkë do të zgjatej nga katër në njëmbëdhjetë muaj duke filluar nga gushti 2026. Danimarka dëshiron të rrisë numrin e rekrutëve. Përveç kësaj, numri i rekrutëve në Forcat Daneze të Mbrojtjes dhe Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile do të rritet nga rreth 4700 në 7500.

Lexo edhe :  Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Danimarka do të jetë vendi i dytë i BE-së që do të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Ai ka qenë në fuqi në Suedi që nga viti 2017, ndërsa Norvegjia, anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, kërkon gjithashtu që gratë të kryejnë shërbimin ushtarak./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV