“Kemi plane për çdo fushë”- Rama prezanton sot projektin për “Shqipërinë 2030”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot projektin për “Shqipërinë 2030”. Akuzave se nuk ka një program, Rama i dha përgjigje dje duke lajmëruar prezantimin e projektit të qartë për “Shqipërinë 2030”.

Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale, ne kemi një program që për çdo fushë, kemi një mal me strategji, me plan, me të gjitha, kështu që është shumë masiv programi ynë, është program qeverisës”, – tha Rama.

Rama u tha kandidatëve për deputetë të Shkodrës se kundërshtarët e garës së 11 majit janë tregtar të qilimave fluturues, pasi premtojnë botën, ndërkohë që s’kanë asgjë në dorë. “Hajde të kapim ndonjë gjë, se s’kemi gjë në dorë dhe s’do na vijë gjë në dorë dhe po i themi do i bëjmë pensionet 500 euro dhe do bëjmë naftën 5 cent”, – shprehet kryeministri.

Në Shkodër, Rama mendon se është vendi i duhur që më 11 maj me votë të ndëshkohet PD-ja, që në 30 vite që e drejtoi vendin, nuk investoi për asnjë nga shkollat e qytetit.

Njëra prej tyre, shkolla “Ndre Mjeda”, po bëhet nga e para nga bashkia dhe u inspektua nga kryeministri gjatë paradites.

“Nëse ka një vend që demokratët t’u bëjnë atë që s’thuhet mu në kokë atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadrës sonë është Shkodra dhe pa pikë turpi këta tani duan vota për Shkodrën madhështore”, – thekson Rama.

Në të dyja takimet e zhvilluara me kandidatët për deputetë përsëriti rëndësinë e votës për marrjen e pasaportës europiane, e cila do të vijë, sipas tij, vetëm po u votua Partia Socialiste më 11 maj./K.K

Të fundit

Kina: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

Kina paralajmëroi sot se përpjekjet për të siguruar pavarësinë e Tajvanit do të çonin në luftë, me ushtrinë e...

Mungoi dëshmitari,shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët në Gjadër është në përputhje...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV