Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse ndodhet pas hekurave me akuza nga SPAK për korrupsion, është i bindur se mund të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për Opinion në Tv Klan, ku Meta u është përgjigjur pyetjeve me shkrim, shprehet se  u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale.

“Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë kërkesë e Kryesisë e Partisë së Lirisë, por edhe sugjerimi i drejtuesve të PD-së. Për të  qenë në listë të mbyllur duke patur në konsideratë izolimin tim ekstrem dhe pamundësinë për të bërë fushatë në kushte të barabarta apo të pranueshme. Por unë nuk mund të pranojë kurrsesi e për çdo arsye se në vitin 2008 kam bërë grevë urie në parlament bashkë me disa kolegë të tjerë kundër ndryshimeve kushtetuese,  të cilat sollën edhe listat e mbyllura të kryetarëve që e kanë dobësuar kaq shumë parlamentarizmin, llogaridhënie dhe përfaqësimin e qytetarqëve. Ky është gjithashtu një rast i mrekullueshëm për të arritur një rekord të ri, të panjohur, për t’u zgjedhur deputetë nga qelia numër 5. Unë e di pavarësisht nga vështirësia për të bërë fushatë, rezultati do të jetë përtej çdo parashikimi optimist”, tha Meta./K.K

Të fundit

Nga ijet te kërthiza

Edison Ypi Këto ditë kur Dimri po jep shpirt dhe Pranvera po troket, u nisa t'i ngul një të kafshuar...

“U përgjuan mbi 3 mijë celularë”/ SPAK zbulon bilancin e vitit të kaluar

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke evidentuar rritje të ndjeshme në hetimet pasurore dhe financiare, përgjimet dhe vendimet...

Armatoset Greqia! 25 miliardë euro për mbrojtjen, blihen armatime nga Izraeli

Greqia po armatoset. Sipas një vendimi qeveritar, shteti grek do të shpenzojë 25 miliardë euro për pajisjet e mbrojtjes gjatë 12 viteve të ardhshme....

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga Ministria e Brendshme Britanike. Një...

“Lufta” me Adriatik Lapajn, Agron Shehaj nxjerr një tjetër dokument për vjehrrin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe...

Lajme të tjera

Web TV