Shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta – ja sa u larguan në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit të kaluar gati 900 shtetas shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, duke regjistruar kështu numrin më të lartë ndonjëherë. Krahasuar me vitin 2023, kjo shifër është rritur me 6%, duke reflektuar një prirje në rritje të braktisjes së shtetësisë shqiptare.

Faktori kryesor që qëndron pas këtij fenomeni është se në disa shtete ku shqiptarët emigrojnë, marrja e nënshtetësisë së vendit pritës kërkon heqjen dorë nga nënshtetësia e mëparshme. Pra, për të siguruar pasaportën e një vendi tjetër, si për të pasur akses më të lehtë në të drejta sociale, punësim apo udhëtim, shumë shqiptarë janë të detyruar të lënë pas pasaportën shqiptare.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve të fundit, afërsisht 6,500 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë në mënyrë zyrtare nga nënshtetësia shqiptare.

Profilizimi demografik tregon se shumica e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, individët në moshën 15–35 vjeç përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që janë larguar nga vendi dhe kanë aplikuar për të jetuar dhe punuar jashtë.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga EUROSTAT, në 20 vitet e fundit, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian. Ky është një tregues i qartë i ritmeve të larta të emigracionit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqëritë evropiane, shpeshherë duke sakrifikuar shtetësinë e origjinës për mundësi të reja jetese./    S,M

Të fundit

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV