Lufta trondit tregjet, paralajmërohet krizë çmimesh edhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshkallëzimi i një konflikti të mëtejshëm në luftën Rusi-Ukrainë do të sjellë përkeqësim dhe krizë të re çmimesh. Gazetari i Marjo Braka tha në ‘Dita Jonë’ se kjo do të ndikojë edhe në vendin tonë. Sipas tij kjo është paralajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë por edhe Bashkimi Europian u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë rezerva ushqimesh.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar që shtetet anëtare të mbajnë rezerva ushqimore për 3 ditë. Kjo është një masë e jashtëzakonshme që BE ndërmerr për herë të parë”, tha gazetari.

Sipas tij edhe në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ky efekt ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë. Për më tepër, shumë familje shqiptare varen nga remitancat e dërguara nga emigrantët.

“Mbi 1 miliard euro remitanca. BB ka thënë 24% e familjeve shqiptare janë tërësisht ose pjesërisht të varura nga remitancat, të ardhurat që kanë janë të pamjaftueshme që tregon se një pjesë e madhe e ekonomisë personale të shumë shqiptarëve është e lidhur me të ardhurat që vijnë nga emigrantët”.

Lufta, veçanërisht në Ukrainë, ka pasur një ndikim të madh në tregjet globale. Çmimet e ushqimeve, naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm për shkak të mungesave të furnizimeve nga këto zona të prekura nga konflikti. Kjo ka çuar në një rritje të çmimeve në shumë shtete, duke prekur rëndë familjet dhe duke krijuar pasiguri ekonomike./    S,M

Të fundit

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV