“Paratë shkuan dëm”, ish-kryeministri Renzi: Çfarë do të ndodhë me kampin e Gjadrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri dhe Senatori italian Matteo Renzi vizitoi kampin e Gjadrit për të parë nga afër qendrën e emigrantëve. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Matteo Renzi tha se ky kamp nuk mund ta përmbush funksionin e tij, ndaj sipas Renzit më e mira është të shfrytëzohet për diçka tjetër.

Ai tha se janë shpenzuar një miliardë euro për ndërtimin e këtij kampi “gjithë këto para të shkuara dëm, nuk i shërbejnë Shqipërisë, nuk i shërbejnë Italisë, para të hedhura kot”, tha ai.

Renzi tha se një ide do të ishte ajo e shndërrimit të kampit në një burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin e tyre në Itali, pra një burg nën juridiksionin e Italisë brenda Shqipërisë.

“Për momentin, janë nën juridiksionin italian dhe janë tri gjëra të ndryshme. Ka një burg, me një kapacitet prej njëzet vendesh, ka një qendër emigrantësh, me një kapacitet prej njëqind e dyzet vendesh, dhe pastaj është edhe qendra e famshme novatore e marrëveshjes ndërmjet Melonit dhe Ramës, me një kapacitet prej rreth gjashtëqind vendesh. Kështu nuk funksionojnë, nuk janë në gjendje të funksionojnë. Atëherë, ose mund t’i shndërrojmë të gjitha këto në një burg të madh italian, në Shqipëri. Me të burgosur shqiptarë, sepse ne kemi ca të burgosur shqiptarë dhe burgjet në Itali nuk janë kaq të bukura sa ky burgu këtu, sepse ky është më i ri”, tha ish-kryeministri.

Matteo Renzi tha se gjithashtu ka edhe një hipotezë të dytë që mund të jetë një marrëveshje mes dy shteteve që këto burgje të kalojnë nën administrimin e Shqipërisë.

“Hipoteza e dytë është një marrëveshje shtet me shtet, domethënë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim që këto burgje të kalojnë nën juridiksionin shqiptar. Dhe kjo është një hipotezë tjetër. Por, deri më sot, e vërteta është se emigracioni nuk luftohet me propagandë”, tha ai./   S,M

Të fundit

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV