“Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.

“Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim.

Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë.

Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve./    S,M

Të fundit

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV