Mbyllet Tik Tok/ Përdorimi i VPN, rrezik për vjedhjen e të dhënave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë nuk mund ta përdorin më rrjetin social Tik Tok në telefonat e tyre. Bëhet fjalë për përdorusit që e aksesojnë këtë platformë përmes internetit të ofruar nga operatorët telefonikë.

“Që mbrëmë nuk e kemi të mundur që tik tok të aksesohet nëpërmjet telefonave, tabletave. Kjo për të qenë realistë kjo është vetëm faza e parë e mbylljes së tik tok në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”

Megjithatë, Tik Tok është ende i aksesueshëm duke përdorur rrjetet wireless, ose e thene ndryshe me internetin tokesor, me te cilin lidhemi me wifi. Por sipas Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, shumë shpejt do të bllokohet edhe ky shërbim.

“Do të pasohet edhe me mbylljen e kësaj platforme në rrjetin fiks, cka do të thotë të kemi mundësinë ta mbyllin aksesin në rrjetin fiks, ku përfshihet edhe ëifi. Në këtë moment ne po punojmë edhe me operatorët e shërbimit të internetit, po ashtu edhe me autoreitete rregfullorë të fushës së komunikimeve elektronike për të implementuar masat teknike për fazën e dytë që të bëjnë të mundur mbylljen e plotë të aksesit.”

Por Ata që duan të aksesojnë këtë platformë, kane nje tjeter mundesi sesi ta kene serish tik tok në celularet e tyre. Duke perdorur VPN, ose një menyre aksesi ne internet, nga jashte shqiperise.

“Përdorimi i VPN maskon trafikun dhe vendndodhjen e personit që e përdor. VPN falas që ndodhet në Google dhe Apple e bëjnë edhe më të sigurt përdoruesin. VPN zyrtare ofrojnë edhe versione falas. Por kjo nuk do të thotë që të nxisim qytetarët që t’i përdorin.”

Por kjo aletarnativë ka një sërë rreziqesh. 

Lexo edhe :  Konflikt mes dy personave në Kamëz, qëllohet me armë zjarri. Një i plagosur

“Sidomos fëmijët që janë të prirur të instalojnë VPN, që janë falas. Këto janë një rrisk shumë i madh i sigurisë së të dhënave. Duke e shkarkuar falas i jep mundësinë një hakeri në pajisjen tëndë. Me instalimin e VPN falas jemi shumë të rriskuar për vjedhje të dhënash, transferim të këtyre të dhënave në server të tjerë. Nëse do të bëjmë një paralelizëm është si instalimi i një bombë në telefon që nuk dihet se kur mund të shpërthejë dhe se çfarë efekti mund të sjellë në vijim.”

Por cilat lloje të VPN –ve po përdoren në Shqipëri? 

“Mund të thuhet që VPN që po përdoren në Shqipëri janë të ligjshme dhe nuk cënojnë sigurinë. Nëse instalojmë një VPN nga një burim i pasigurt kuptohet që kemi të bëjmë me virus.”

Tik tok do të jetë i mbyllur në shqipëri për 1 vit. qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë për vendosjen e disa filtrave, në momentin kur platforma do të rihapet sërish.   

“Një nga masat që është kërkuar është edhe aplikimi i filtravfe që bëjnë të mundur idetifikimin e gjuhës shqipe që të identifikohë gjuhën e ashoër, shantazhet, bullizimet që të mbrohen fëmijët.”/    S,M

Të fundit

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV