Lojtarët dhe trajnerët më të paguar në Premier League, dominon Manchester Coty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet dhe trajnerët më të paguar të Premier Ligës janë zbuluar në një listë të re të pasurisë të publikuar nga gazeta franceze “L’Equipe”.

Nuk ka asnjë surprizë se cili yll kryeson listën, me makinerinë e golave të Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili ndodhet shumë përpara të tjerëve. Norvegjezi, i cili nënshkroi një kontratë të jashtëzakonshme nëntë vjet e gjysmë më herët këtë sezon, përfiton një pagë bruto mujore prej 2,151,000 £ (537,750 £ në javë). Sipas “Mail Sport”, kontrata e Haaland ka një pagë bazë ndër më të lartat në Europë, por ajo rritet ndjeshëm kur përfshihen bonuset pothuajse të garantuara, shpërblimet për besnikërinë dhe të drejtat e imazhit.

Kontrata e tij e re, e cila nuk përmban një klauzolë lirimi, është e ndërtuar mbi të njëjtat parime si marrëveshja e tij e parë me klubin, edhe pse nuk e kalon kufirin 1 milion £ në javë. Në vendin e dytë të listës së “L’Equipe” është shoku i tij i skuadrës, Kevin de Bruyne, i cili përfiton 1,723,000 £ në muaj (432,000 £ në javë). Por 33-vjeçari ka shumë mundësi të mos e mbajë këtë status për shumë gjatë, pasi ai pritet të largohet nga City këtë verë, kur kontrata e tij të përfundojë.

Në vendin e tretë, me 1,505,000 £ në muaj (376,250 £ në javë), renditen Casemiro dhe Mohamed Salah, pa përfshirë bonuset e mundshme në kontratat e tyre. Megjithatë, kontributi i tyre këtë sezon ka qenë krejtësisht i ndryshëm. Salah është favorit për të fituar çmimin Lojtarit të Sezonit në Premier Ligë, pasi ka udhëhequr Liverpoolin drejt titullit, ndërsa Kasemiro ka pasur një sezon të vështirë te Manchester United. Sa u përket trajnerëve më të paguar, Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kryesojnë listën.

Lexo edhe :  Tonali në “radarin” e Barcelonës, mesfushori italian tërheq vëmendjen e katalanasve

Trajneri i Manchester Cityërfiton një rrogë prej 1,656,000 £ në muaj (416,000 £ në javë), ndërsa rivali i tij tek Arsenali merr 1,237,000 £ në muaj (309,000 £ në javë). I treti në listë është emri surprizë i trajnerit të Evertonit, David Moyes, me skocezin, i cili ka një rrogë bruto prej 1,020,000 paund në muaj (257,000 paund në javë)./ D.C

Të fundit

Ikja masive, gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së

Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua...

Paralajmërimet e Trump për tarifa të reja, tronditen tregjet!

Tregjet globale të aksioneve në mbarë botën kanë rënë dukshëm të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se tarifat e reja...

‘Salmonela është e rrezikshme për jetën’/ Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar

Deputeti i PD dhe kandidat për Gjirokastrën, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë ushqimore në vend, duke fajësuar korrupsionin dhe mungesën e...

Paralajmërimi i Alfred Cakos: Sali Berisha po përgatit dorëheqjen nga kreu i PD-së

Teksa politika shqiptare dhe ndërkombëtare po tronditet nga zhvillime të papritura, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako sjell një analizë ndryshe mbi prapaskenat...

Meta fushatë nga qelia e burgut/Ja programi i “Partisë së Lirisë”: Do hiqen taksat për…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Meta thotë se me 11 Maj,...

Lajme të tjera

Web TV