Lajçak korrigjon Borrell: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, jo në rendin e ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provokimi i Josep Borrell, kreu i diplomacisë së BE-së, se nuk do të refuzohej një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, është tërhequr sot nga Miroslav Lajçak, i dërguari i Brukselit për marrëveshjen midis dy shteteve ballkanike.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, sllovaku Lajçak ka theksuar se në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Bashkimi Evropian duhet të shkojë “dorë për dore” me Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, ndryshimi i kufijve nuk duhet të jetë në rendin e ditës.

“Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, tha Lajçak, duke shtuar se “ne kemi nevojë për një marrëveshje që qetëson situatën dhe reagimet ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve treguan shumë qartë se do të sillte krejt të kundërtën”.

“Qëllimi është që të kemi një marrëveshje juridikisht detyruese midis dy palëve që sqaron të gjitha çështjet e hapura, se është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nga të gjitha palët – politika dhe njerëzit në të dy vendet, rajoni, por edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së të pranohet dhe të njihet. Nuk ka asnjë arsye për të vonuar procesin, por në fund të fundit, cilësia është më e rëndësishme sesa një marrëveshje e shpejtë “, tha Lajçak.

Borrell deklaroi pak ditë më parë se nuk do të kundërshtonte ndryshimin e kufijve nëse Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje, por kjo solli reagime të ashpra në Prishtinë. Pothuajse të gjithë aktorët politikë kanë kritikuar Borrell, ndërkohë që ish-kryeministri Ramush Haradinaj i shtriu kritikat deri te kancelarja gjermane, Angela Merkel për mbështetjen që i ka dhënë katalanasit si përfaqësues i Politikës së Jashtme të BE-së.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV