Josep Borrell i kthen “shpinën” Prishtinës dhe Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Ne rezoluten e korrikut 2022, PE ne raportin per Kosoven theksoi: “Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme”. Megjithate gjendja ne veri te Kosoves eshte e trazuar, tensionet mes Serbise dhe Kosoves vazhdojne. Parlamenti Europian serisht diskuton per situaten ne kete zone. Dhe kete here eurodeputet  jane me te prere ne diskutimet e tyre dhe te habitur qe situata eshte serisht kritike.

Edhe pse PE ka rikonfirmuar “mbeshtetjen e tij te qarte peR dialogun Beograd-Prishtine te lehtesuar nga BE”, ky dialog ka mbetur vetem ne leter. Shumica e eurodeputeteve ishin kritik per Serbine, ata u shprehen se nuk mund ta tolerojne incidentin e 24 shtatorit dhe duhet te dalin pergjegjesit per kete ngjarje. Nuk ka nevoje per fjale po per fakte dhe nuk mund te kete kompromis kur ka dhune. Perderisa nuk ka hapa te dukshem duhet te frenojme investimet ne ate zone. Serbia eshte gjithmone provokuese dhe pyetja eshte se kush e furnizon me arme Serbine?

Deputetja Aleksandra Moretti nenvizoi se eshte e tmerrshme ajo qe po ndodh ne Kosove, nuk duhet te humbim busullen, duhet nje zgjidhje e paanshme, nuk duam te vdekur te tjere.

Austriaku Thomas Waitz doli hapur se Vucic eshte pergjegjes, politika e Vucic duhet te mbaroje, te evitojme dhunen ne Ballkan. Po te njejtin mendim ndan dhe politikani kroat Ladislav Ilćič se Serbia eshte faktore destabilizimi, Borreli ka bere gabim qe nuk e ka thene hapur.

Ndersa per eurodeputetin gjerman Michael Gahler, Vucic ka mesuar nga Milloshevic dhe se duhen prere fondet Serbise. Andreas Schieder nenvizoi se Vucic i hedh benzine zjarrit dhe te ngrijne fondet europiane per Serbine. Holandezi Tineke Strik nuk eshte i surprizuar nga Vucic, te nderpriten negociatat per BE.

Lexo edhe :  Çfarë ka në arkivat (jo më aq sekrete) të Vatikanit?

Lukas Mandl politikan austriak tha se Borreli nuk eshte prezent, kujt t’i drejtohemi, i them kosovareve te mos provokohen. Edhe pse Qipro nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves politikani i saj Demetri Papadakis tha se ajo qe ben Vucic dhe Serbia nuk mund te mos kuptohet, po ne fund eshte populli serb qe paguan dhe i them kosovareve te mos provokohen.

Politikani kroat Glavak mendon se nese Serbia aspiron te jete ne BE te respektoje rregullat, nuk duam me retoriken e luftes, denoj sulmin ndaj kosovareve. Edhe me i prere Thijs Reuten eurodeputeti gjerman, duke shtuar se nuk mund te presim deri ne c’pike mund te arrije Vucic, duhet te veprojme.

Rumuni Falca shprehet se ky konflikt shkon ne avantazh te Putinit dhe Serbia duhet ta kuptoje. Ndersa politikania sllovake shtoi se serbet nuk jane te vetmit pergjegjes.

E thene shkurt nga foltorja e PE-se u fol hapur dhe prere, se Serbia po destabilizon vendet fqinje, faktet duhen qartesuar, rruga drejt progresit eshte e qartesuar dhe eshte dialogu me lehtesim nga BE-ja.

Të fundit

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Lajme të tjera

Web TV