“Kam marrë telefonata nga…”, habit Dash Sula: Të vërtetat do i them pas 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN mbi shkaqet që çuan në përçarjen e tij me PD-në dhe telefonatat që ka marrë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik.

Sula tha se ai nuk urren askënd në politikën shqiptare, megjithëse pretendoi se i kanë bërë padrejtësi, por shtoi se deri në datën 11 maj do e frenojë gojën, që të mos tregojë se është inatçi.

Ai shtoi se qëndrime të ndryshme me PD-në ka pasur pas humbjes së zgjedhjeve në 2021 nga Lulzim Basha dhe për foltoren e kryedemokratit Sali Berisha.

“Mua këto dy javët e fundit nuk më kishte shkuar ndër mend që telefonata nga të gjitha krahët e partive politike apo njerëz që janë në lista. Edhe kjo po materializohet sot edhe brenda vetë listës, sepse kodin ashtu si e bën, ka një konflikt të brendshëm për votat me njëri-tjetrin. Thonë ma jep mua votën, mos ja jep atij tjetrit.

Ndodh kjo pra, që gjatë rrugëtimit tënd politik krijon grupe apo lobingje të caktuara që bëjnë karrierë brenda forcës politike, jo për shkak të meritokracisë, por edhe për shkak të lobingjeve të caktuara. Bashën e mbajtën në krye të PD-së Berisha dhe njerëzit afër tij, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe për foltoren kam pasur qëndrime të ndryshme, deri diku, jo të dhunshme si disa kolegët e mi që sot janë aty në politikë.

Një gjë dua që ta dini, unë kurrë nuk urrej njeri. E kam në adn time dhe gjenezën e familjes sime. Por gjërat do ti them siç janë të vërtetat. Por unë do ta frenoj deri diku gjuhën deri në 11 maj, që të mos dukem si inatçi dhe data 11 do të tregojë nëse kam pasur unë të drejtë apo kanë pasur këto të tjerët të drejtë”, tha Sula/    S,M

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Dita e mërkurë (02 prill) parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi...

Shoqëria shqiptare do ta fundosë apatinë e qeverisë Rama!

Nga Spartak Ngjela Këta armiq antishqiptarë e dinë prej shekujsh që shqiptarët, me intelektin e tyre, të mposhtin, nese ti nuk i ke blerë ose...

16 vite në NATO/ Basha: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë

Në 16 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulazim Basha, ka risjell në vëmendje një intervistë ku tregon...

Gonxhja: Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e pranverës gjatë muajit mars

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Bonusin e Pranverës. Në një postim në rrjetet...

Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën njerëzore. Avancimi i saj shihet edhe si një rrezik për rritjen e papunësisë...

Lajme të tjera

Web TV