“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se e dinte që partia, PD do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.

Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’. Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë. Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste.
Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’ , u thashë ‘ 8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë.  I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë ‘ do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit.”, u shpreh Berisha./kb

Të fundit

“Më kanë vjedhur programin”/ Çupi përgënjeshtron Berishën: Shpifje, SPAK duhet ta hetojë!

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi komentoi programin ekonomik të PD të cilën e cilësoi si të...

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë si President i SHBA-së. Kushtetuta amerikane...

“Zvogëlohet nga frika, sa një grusht”, Çupi: Berisha, kasap politik që ka përdorur votën

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi tha për një emision televiziv se Berisha është një kasap politik i cili me votën e...

Problemi real i PD-së? Nuk e ka mbiemrin Berisha!

Nga Ylli Pata Një dimension politik në Shqipëri, të cilit nuk i është dhënë pesha e caktuar e analizës, apo e shpjegimit në opinion, është...

1 Prilli/ Historia e ditës së mbushur me shaka e të qeshura

1 Prilli kujtohet në mbarë botën si Dita e Gënjeshtrave, një ditë e mbushur me të qeshura, shaka dhe lumturi. Në këtë ditë, njerëzit...

Lajme të tjera

Web TV