Boll me atë fërshëllimën e zgjatur!’ Rama batuta me të riun në sallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë në sallë për shkak të ovacioneve edhe me fërshëllima.

Teksa pjesa më e madhe zgjodhën përplasjen e duarve dhe thirrjeve, dikush nga salla preferoi të fishkëllente dhe kjo solli reagimin e kreut të qeverisë.

“Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar (atë në Lezhë). Ky e paska më fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, tha ai, duke iu drejtuar të riut.

Por nuk vonoi dhe pak minuta më vonë fjala e tij u ndërpre nga ovacionet, ku pati një fishkëllimë tjetër të zgjatur, e cila bëri që kreu I PS-së t ëmos e linte pa komentuar.

“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama mes të tjerash me batutë, që shkaktoi edhe të qeshura në sallë.

Të fundit

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë / Rritet siguria pas djegies së makinave elektrike

Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u...

Lajme të tjera

Web TV