Vjosa Osmani jep alarmin: Serbia po spastron etnikisht Luginën e Preshevës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Serbia është duke kryer spastrim të heshtur etnik ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc” shkruan kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në komentin e saj Osmani tha se autoritetet serbe, në katër vjetët e fundit, kanë pasivizuar adresat nga regjistri civil të mbi 4,000 shqiptarëve të Medvegjës.

Ky veprim, sipas saj, është vërejtur edhe në dy komunat e tjera me popullsi shqiptare, Bujanoc dhe Preshevë.

“Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bën largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale, e madje edhe i largon nga lista e votuesve, që u pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje”, tha Osmani.

Çështja e pasivizimit të adresave të banimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishte diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në muajin korrik të vitit të kaluar.

Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që të mos heshtin në raport me këto veprime të shtetit serb, derisa tha se një shtet si Serbia, që, sipas saj, “aktivisht angazhohet në spastrim etnik”, nuk e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian./l.m/Fjala

Të fundit

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Lajme të tjera

Web TV