PD kërkoi përjashtimin e tij nga lista e PS, Bido nxjerr dokumentin: Shihemi në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit Bido ka reaguar pasi PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS me argumentin se ai mbante ende postin e Drejtorit të Arkivave.

Ndërsa ka publikuar dokumentin që tregon se nuk mban më postin e Drejtorit të Arkivave, ai shprehet se “PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më”.

Sipas Bidos, demokratët nuk e përjashtojnë dot me teknikalitete, sepse nuk dinë si të lexojnë ligjin dhe të kërkojnë dokumentacionin.

Reagimi i plotë i Bidos:

Doktor dole prapë bllof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve🇦🇱

PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë bllofin e radhës.⛔️

Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri😂

Doktor, mos dil më bllof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time!😉

Deklarata e plotë

Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.
Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.

Lexo edhe :  “Nëse bie Saliu, socialistët fillojnë zinë”/ Ngjela: Berisha njeri i konsumuar, s’ka vota

Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.

Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.

Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!

Të fundit

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një...

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri...

Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që...

Mediat britanike ‘nota negative’ për shqiptarët: Po tallen me paratë e britanikëve

Një shrkim me nota negative për 2 emigrantë shqiptarë është botuar që pasi kanë kaluar nëpërmjet udhëtimit me gomone janë strehuar në një nga...

Ish-kreu i Bashkisë Shkodër paraqitet në GJKKO, mbahet seanca paraprake

Në Gjykatën e Posaçme është paraqitur ish-kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia që është marrë i pandehur për akuzën e pengimit të ekzekutimit...

Lajme të tjera

Web TV