Berisha sulmon BE-në/ Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ‘Fuqia e Grave në Politikë’

Berisha u shpreh se gratë e PPE mbështetën PD-në në ditët më të vështira. Më tej, ai ngriti akuza edhe ndaj BE-së, duke thënë se ka bekuar në heshtje narkoshtetin në Shqipëri.

“E nderuar zonja presidente Biro, e dashur Albana, e nderuar zonja Maria Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetre e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz, të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.

Është një nder i madh që na keni bërë zonja presidente me praninë tuaj dhe unë u jam shumë mirënjohës.

Por unë kam një mirënjohje ët veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.

Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.

Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.

Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.

Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.

Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.

Lexo edhe :  Ndryshime në rregulloren e Policisë për zgjedhjet e 11 majit, miratohen masat e reja

Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.

Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën.

Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.

Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht.

Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori.

Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.

Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një...

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri...

Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që...

Mediat britanike ‘nota negative’ për shqiptarët: Po tallen me paratë e britanikëve

Një shrkim me nota negative për 2 emigrantë shqiptarë është botuar që pasi kanë kaluar nëpërmjet udhëtimit me gomone janë strehuar në një nga...

Ish-kreu i Bashkisë Shkodër paraqitet në GJKKO, mbahet seanca paraprake

Në Gjykatën e Posaçme është paraqitur ish-kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia që është marrë i pandehur për akuzën e pengimit të ekzekutimit...

Lajme të tjera

Web TV