Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar  në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

Vendet e numërimit të votave janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

“Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:

1.       fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;

2.       materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;

3.       procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;

4.       personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;

5.       detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor;

Lexo edhe :  Begaj me homologun sllovak: Sllovakia nxitëse dhe mbështetëse e zgjerimit të BE

6.       trajnimi i nevojshëm;

7.       organizimi i ambientit të punës;

8.       organizimi i turneve dhe punonjësve.

Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.”, thuhet në njoftim. /E.T

Të fundit

Dosja ‘Buka’, GJKKO vendos zgjatjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben...

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë...

Akuzohet se u përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit, e dashura e Safet Bajrit lihet në burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim...

Qytetarët gjejnë portofolin me para dhe karta, e dorëzojnë në polici

Qyetarët kanë gjetur sot në qytetin e Vlorës  një portofol portofol i zi me mbishkrimin “Karl Lagerfeld”. Përmes një njoftimi Policia bën thirrje se personit...

“SPAK më kapi në aeroport” – Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë motra në Spanjë

Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë...

Lajme të tjera

Web TV