‘Shembet’ lira turke, goditet dhe turizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht sjelljes së tij sfiduese, protestat që shpërthyen pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu e kanë prekur presidentin Rexhep Tajip Erdogan tek pika e tij nevralgjike: ekonomia.

Tregjet e aksioneve dhe monedha turke kanë shënuar rënie, e tani shtrohet pyetja nëse trazirat do të cenojnë edhe njërën prej industrive më të rëndësishme të vendit, turizmin.

Lajmi i burgosjes së Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit, çka rezultoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare e vitit 2008: indeksi i aksioneve ISE 100 humbi përkohësisht më shumë se 16 për qind të vlerës së tij.

Vëzhguesit janë të mendimit se ky zhvillim mund të bëhet një problem i madh për Erdoganin. Vitet e fundit investitorët turq kishin investuar në bursë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga inflacioni i lartë, i cili në mars ishte rreth 39 për qind.

Ekspertët thonë se pasiguria e krijuar mund të reflektojë ndjeshëm tek turizmi. Dirk Schmücker, drejtor shkencor në institutin NIT (Neë Insights for Tourism) në Kiel, beson se pasojat mund të shihen edhe në plazhet e Mesdheut.

Megjithatë “se deri në cilin nivel është e paqartë dhe nuk duhet mbivlerësuar”, theksoi ai.

Rreth një çerek shekulli më parë, ishte vetë Erdogani asokohe kryebashkiak i njohur i Stambollit i cili u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuza që mbështetësit e tij i kundërshtuan si të nxitura politikisht, para se të kthehej më vonë për t’u bërë udhëheqësi që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne të vendit të tij.

Megjithatë, tani duket se po përballet me një krizë politike që mund të jetë më e rënda gjatë sundimit të tij që ka zgjatur më shumë se dy dekada./   S,M

Të fundit

“Giro d’Italia” në Shqipëri, në 9 prill anija ikonike italiane ankorohet në Durrës

Ka mbetur dhe shumë pak kohë që Shqipëria të presë “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive...

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Lajme të tjera

Web TV