Berisha uron Fitër Bajramin: Falja ditën e premte do përcaktohet në ligj dhe në orar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës Sali Berisha pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar në një deklaratë për mediat premtoi se do tu rikthejnë pronat atyre që i janë plaçkitur.

“Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai tha se i ka garantuar kreut të KMSH që falja ditën e premte të përcaktohet me ligj dhe në orar për çdo besimtar mysliman.

“Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit”, u shpreh Berisha./   S,M

Të fundit

“Giro d’Italia” në Shqipëri, në 9 prill anija ikonike italiane ankorohet në Durrës

Ka mbetur dhe shumë pak kohë që Shqipëria të presë “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive...

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Lajme të tjera

Web TV