Lista e kandidatëve të PD/ Berisha spostoi fituesit, por blindoi humbësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja me aleatët e ka patur një faturë të kripur për demokratët. Doktori përdori kuotat e tyre brenda koalicionit për të mbyllur listat e hapura.

40% e listës së hapur të koalicionit madhështor, kanë siglën e aleatëve të Partisë Demokratike. Shumica kandidatë kontrabandë të pavotuar ose të dështuar në primare, të cilët kanë zënë vendet e demokratëve të votuar.

Tirana, nga 81 kandidatë në primare, ka vetëm 25 në lista. 12 të tjerë, janë aleatë si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi apo kushëriri i Elvis Rroshit ose anonimë si Rivelino Çuno,

Altin Goxhaj e Mhill Gecaj, që do të sfidojnë demokratët Jorida Tabakun, Dhurata Çupin e Ilir Alimehmetin. Ndërsa më i votuari i primareve, Hysen Kadiu iku nga çdo listë.

Rasti më i çuditshëm është ai i Beratit. Lista e hapur ka vetëm 2 demokratë dhe 5 aleatë. 3 nga këta të fundit as nuk morën pjesë në primare, ndërsa dy të tjerë dështuan, por u futën në lista nëpërmjet partive të vogla.

Berati shfaq edhe qokat familjare në PD. Deputeti Kasëm Mahmutaj nuk pranoi të hyjë në garë, por nipi i tij Parid Mahmutaj do të jetë në listë pa primare, nën siglën e Partisë Republikane.

Vlora dhe Fieri kanë 50% të listës së hapur me aleatë. Fredi Beleri në marrëveshje me Berishën zhbëri për herë të dytë primaret e PD, dhe regjistroi me siglën e Vangjel Dules, kandidatin fasadë të tij, Petro Gjikurinë.

Edhe Arben Ristani në Gjirokastër, gjeti strehë tek Vangjel Dule e u konvertua në grek, për të hyrë në listën e hapur. Në Durrës, nëpërmjet siglës së Mediut, Berisha ka futur ish-deputetin socialist, Pëllumb Shullazin.

Kurse në Fier, një kandidate me 30 vota në primare u fut në lista me një parti aleate. E njëjta ka ndodhur edhe në Elbasan. Një kandidate demokrate me vetëm 9 vota në primare, është regjistruar nën siglën e Partisë së Agron Dukës në listë të hapur.

Lexo edhe :  “Chris LaCivita do të vijë”/ Berisha: Data surprizë për Ramën që t’i bjerë kokës

Por listat e koalicionit, kanë edhe kandidatë nën siglën e Partisë Demokratike, të cilët as nuk u provuan në primare, si tenori Armaldo Kllogjeri, zëri i të cilit duket më i vlefshëm se votat e Dashnor Sulës/    S,M

Të fundit

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë / Rritet siguria pas djegies së makinave elektrike

Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u...

Lajme të tjera

Web TV