Kërkesë e lartë për bileta për sfidën ndaj Barçës, Dortmundit do ti duheshin tre stadiume

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Borusia Dormtund ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi e shpreson që të përsëritë mrekullinë e një edicioni më parë kur shkoi deri në finale. Për ta bërë këtë do t’i duhet një tjetër mrekulli në “Signal Iduna Park”, pasi kundërshtar këtë herë ka Barcelonën.

Atmosfera e zjarrtë në stadium nuk do të mungojë, pasi impianti që mban 81365 vende për tifozët, do të jetë i mbushur. Tifozët e Borusias njihen si ndër të zjarrtit në Gjermani dhe dëshira për të parë skuadrën edhe një herë protagoniste në Champions i ka shtyrë të gjithë që të kërkojnë të jenë të pranishëm në impiant për sfidën ndaj katalanasve.

Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Barcelonës, ka marrë mbi 300 mijë kërkesa për bileta. Një shifër e jashtëzakonshme duke menduar se është vetëm çerekfinalja e turneut, edhe pse në fakt luhet ndaj një prej skuadrave pretendente për ta fituar trofeun. Për të zgjidhur gjithçka, një pjesë e biletave për ndeshjen do të hidhen me short, pasi është e pamundur për të kënaqur të gjithë mbështetësit e skuadrës në qytet, për të culet nuk do mjaftonin as tre stadiume sa “Signal Iduna Park”./ D.C

Të fundit

Emigrantët e dëbuar nga SHBA/ WSJ: Trump po konsideron t’i dërgojë në Kosovë

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të arrijë marrëveshje me një sërë vendesh të tjera për të dërguar emigrantët...

Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr...

“Mundësi të barabarta për personat me autizëm”/ Presidenti Begaj: Të mbështesim prindërit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm...

Rikthehet në ekran Arbana Osmani, zbulohet logo që do të mbajë së shpejti

Lajmi tashmë është konfirmuar dhe moderatorja e njohur do të jetë pjesë e spektaklit të madh final të X Factor Albania, ku do të...

Pse u janë qepur të gjithë pensionistëve?

Ylli Pata Si në këtë fushatë, nuk pa pasur asnjëherë kaq vëmendje nga politikanët armata e votuesve pensionistë. Përveç Edi Ramës dhe PS-së, që është forca...

Lajme të tjera

Web TV