Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me shqiptarët në Londër. Në fjalën e tij, Basha foli për premtimet boshe të kryeministrit Edi Rama siç është ai e pasaportës europiane, që sipas tij është i njëjtë si zotimi që bënte në 2021-in me aeroportin e Kukësit që sot nuk shërben për asgjë.

Ai tha se integrimi europian i Shqipërisë dhe korrupsioni i Edi Ramës janë në konflikt interesi dhe se BE nuk pranon vende që qeverisen nga njerëz të korruptuar.

“Ju thash isha në Dibër e në Kukës. Normalisht nga Dibra për në Kukës, ata që janë nga zona i bie nga rruga e rinisë. E kur del për të zbritur në qytet, sheh aeroportin e Kukësit. A e mbani mend se si në zgjedhjet e kaluara në 2021-in, rahu gjoksin dhe ju tha çunat e Londrës, do vini këtu në shtëpinë tuaj në Kukës për dy orë. Më shpejt se nga Tirana, do vini nga Londra në Kukës. Do vini nga Londra në Kukës e do ju pres unë të vini këtu. Do vini një herë, dy herë, pesë herë në javë sa herë të doni, ja ku e keni aeroportin e Kukësit. Sa kanë shkuar nga Londra në Kukës. As kuksian, as hasjanë, as gjakovarë, fare, fare, fare. Por u del boja atyre stikerave që janë të ngjitme në autostradë, tek trau që thonë për kaq euro, Londër-Luton-Kukës. Pse? Sepse Eurocontrol, Agjensia Europiane, hyn dhe Kontinentale pasi bën pjesë dhe Britania nuk i dha çertifikatën. Dhe i vetmi fluturim ishte një që u ngjit nga Londra, shkoi në Tiranë, zbritën në Tiranë pastaj hipën dhe shkuan në Kukës. I njëjti fat që  pati premtimi për Aeroportin e Kukësit. Të njëjtin fat ka dhe premtimi i Edi Ramës për pasaportë europiane me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka pasaportë europiane me Edi Ramën kryeministër, sepse integrimi europian dhe korrupsioni i qeverisë së tij, janë në konflikt interesi me njëri-tjetrin. Kaq është e qartë. Historia e vendeve të tjera në integrimin europian, tregon që pa u ndëshkuar autorët e korrupsionit qeveritar ato vende nuk bëjnë përpara. Kujtojeni Kroacinë. E mbani mend kryeministrin e Kroacisë për një orë dore i filloi hetimi penal. Pse? Bashkimi Europian nuk mund të pranojë vende që qeverisen nga njerëz që janë aty për t’i shërbyer vetes së tyre dhe jo qytetarëve të tyre. Ky është realitet sot në Shqipëri” – tha Basha./k.k

Të fundit

Emigrantët e dëbuar nga SHBA/ WSJ: Trump po konsideron t’i dërgojë në Kosovë

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të arrijë marrëveshje me një sërë vendesh të tjera për të dërguar emigrantët...

Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr...

“Mundësi të barabarta për personat me autizëm”/ Presidenti Begaj: Të mbështesim prindërit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm...

Rikthehet në ekran Arbana Osmani, zbulohet logo që do të mbajë së shpejti

Lajmi tashmë është konfirmuar dhe moderatorja e njohur do të jetë pjesë e spektaklit të madh final të X Factor Albania, ku do të...

Pse u janë qepur të gjithë pensionistëve?

Ylli Pata Si në këtë fushatë, nuk pa pasur asnjëherë kaq vëmendje nga politikanët armata e votuesve pensionistë. Përveç Edi Ramës dhe PS-së, që është forca...

Lajme të tjera

Web TV