Vendet baltike shijojnë lakrën shqiptare,eksportet e zarzavateve rriten me 71% në dymujor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkesës për lakër shqiptare nga vendet e Lindjes dhe ato baltike ndikuan pozitivisht eksportet e zarzavateve në sasi në dymujorin e parë të 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shitjet e sasive të zarzavateve jashtë vendit shënuan rritje vjetore me 71% në janar-shkurt 2025, por në të njëjtën periudhë eksportet e frutave pësuan rënie vjetore me 48%.

Klima këtë vit ka favorizuar rendimentin e perimeve dhe zarzavateve të dimrit në fushë. Ruzhdi Koni, eksportues i prodhimeve bujqësore, pohoi se janë rritur shumë eksportet e lakrës përtej Rajonit, sidomos në vendet e Lindjes dhe ato baltike, Bullgari, Poloni, Ukrainë, Moldavi, Letoni, Lituani, Estoni etj.

Zoti Koni tha se ka pasur dy zhvillime pozitive këtë vit pikërisht për lakrën, kërkesa dhe çmimi u rritën njëkohësisht.

Lakra është baza e kulinarisë në kuzhinën e vendeve të Europës Lindore, mirëpo prodhimi i brendshëm tyre nuk ka qenë optimal, duke ndikuar në rritjen e kërkesës në vende të tjera. Shqipëria ishte favorite.

Ndryshimi i klimës po i nxjerr gjithnjë e më herët prodhimet në treg, duke i bërë konkurruese si në çmime dhe në kërkesë.

Fermerët po përshtaten shpejt me kërkesën e re. Për më tepër, kultivimi i lakrës nuk kërkon investim me serra, pasi ajo rritet gjatë dimrit edhe në fushë. Shqipëria po eksporton dy lloje lakrash, për sallatë dhe lakër kokë që përdoret për gatime të ndryshme.

Lakra me kokë po eksportohet ne Serbi, Kroaci, Austri dhe Bosnjë, ndërsa lakra për sallatë po shkon në vendet baltike si Letonia, Estonia dhe Lituania, teksa sasi të konsiderueshme po shkojnë edhe në Moldavi, Ukrainë, Poloni, Bullgari.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Gjithashtu Shqipëria është eksportues i madh i perimeve dhe zarzavateve në Rajon, ku dominojnë domatet dhe kastravecët e serrave.

Sasia më e madhe zarzavateve në shkurt u eksportua në Serbi, me rritje vjetore me 86% në shkurt, e dyta vjen Bosnja me 1600 tonë eksporte në shkurt, me rritje vjetore 23%, e treta vjen Kosova me 1500 tonë eksporte, me rritje 35%.

Rritja e sasive të eksportit në shkurt ishte veçanërisht e fortë për Bullgarinë dhe Poloninë me 95 dhe 144 % secila.

Lushnja, Divjaka, Fieri Vlora dhe Shkodra ishin prodhuesit më të mëdhenj të lakrës këtë sezon, ndërkohë që më shumë fermerë po zgjerojnë sipërfaqet e mbjella. /K.K

Të fundit

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Lajme të tjera

Web TV