“Gratë nuk qajnë më”/ Shakira e pranon, ende nuk janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të saj. Gjatë turneut të saj në Amerikën Latine, këngëtarja kolumbiane u shpreh në një intervistë se procesi i shërimit është i gjatë dhe se ajo ka gjetur ngushëllim përmes muzikës.

“Shërimi kërkon vite, dhe unë e kam hequr një barrë të madhe nga shpatullat e mia. Ky është mënyra ime për të ‘lëpirë plagët’, si një ujk që shërohet, dhe e bëj këtë përmes shkrimit. Disa mund ta shohin si diçka pozitive, të tjerë ndoshta jo, por unë jam përgjegjëse për veten time, për mirëqenien time dhe për fëmijët e mi,” tha Shakira për N+.

E pyetur nëse ende qan, pas deklaratës së saj të famshme “Gratë nuk qajnë më”, ajo u përgjigj: “Vetëm për arsye të nevojshme.” Sipas saj, dikur gratë mësoheshin të fshehnin dhimbjen, por tani ka ardhur koha të jenë të sinqerta me veten.

Shakira pranoi se ka transformuar dhimbjen në kreativitet:

 

 

“Duhet ta shndërrosh, duhet ta sublimosh. Gjithë zemërimin dhe dhimbjen që kam ndjerë në një moment e kam kthyer në kreativitet dhe produktivitet, për të qenë në gjendje të rindërtoj veten.”

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e të pranuarit të ndjenjave të vërteta, duke shtuar se publiku e ka ndihmuar të ndihet e vlerësuar.

“Ne jemi mësuar të fshehim ndjenjat, sidomos në epokën e rrjeteve sociale, ku të gjithë përpiqen të tregohen të lumtur. Por është e rëndësishme të pranojmë edhe vulnerabilitetin, sepse kjo na bën të fortë,” përfundoi këngëtarja./e.t

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV