Mjeku Pipero: Ky është momenti më i keq për të transmetuar virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar për të gjithë që të tregohemi të kujdesshëm dhe se cili është momenti më i keq për transmetimin e koronavirusit.

Nga emisioni  “Open”, Pipero këshilloi qytetarët që të mos i mbajnë maskat në rrugë por vetëm në ambientet e mbyllura dhe theksoi se askush nuk mund të infektohet nëse shkëmbehet me një tjetër për disa sekonda.

“Njerëzit kanë dëshirë të bisedojnë dhe të bëjnë muhabet kur dalin në atë orarin e tyre. Ky është momenti më i keq për të transmetuar virusin. Secili nga ne mund të jetë pozitiv por nuk e di.  Kur të hapet transporti publik duhet të vendosim maskë, nuk i këshilloj dorezat. Edhe maskat kur ecim në rrugë. Në rrugët e qytetit nuk ka nevojë për maskë. I ndaloj dhe i pyes pse i mbajnë, edhe më thonë ‘po po na the ti ne i heqim’. Nuk ka asnjë mundësi që për 3-4 sekonda që shkëmbehesh me ndonjë të infektohesh. Ne i kemi marrë masat më herët se Amerika,”-u shpreh mjeku./Fjala.al/

 

Të fundit

Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në

Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”,...

“Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull special ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ndeshja e Beogradit,  deri tek pajisjet anti-dron në...

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon...

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

Shefi i komisariatit të Himarës, Neritan Buzi ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen ende arsyet se pse Buzi dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës. Neritan...

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman...

Lajme të tjera

Web TV