Zbardhen bisedat e fundit, nëna e palestinezes Rayan Alwan do të vijë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banesën e marrë me qira në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa sot janë zbuluar disa komunikimi të 24-vjeçares para se i ati t’i jepte fund jetës së saj.

Bëhet me dije se personi i fundit që ka komunikuar sme viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Bisedat e zbardhura

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34 Thirrje e humbur

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

“Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit”Të lutem kujdesu për veten…”, zbardhet biseda e fundit

Ndërkohë, e ëma e palestinezes, pritet të vijë në Shqipëri, pasi ka kontaktuar me autoritetet policore në vend, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Lexo edhe :  Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.

Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën në Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.

Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë./E.S

Të fundit

Skema e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Nga nesër fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e ...

“S’ka lind ai p** motre..”, ja çfarë e acaroi Jozin që shpërtheu në dhunë

Skena e paprecedentë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm pak ditë larg finales, tronditi mbarë opinionin publik. Teksa...

MERR FUND MUAJI I MJALTIT?/ 10 ditët e krisjes së madhe mes Tramp dhe Musk

Muaji i mjaltit mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se ka marrë fund. Tarifat e reja të vendosura nga administrata amerikane jo vetëm që...

Hetimi i futbollistëve mbi bastet ilegale, ja se si Fagioli kërkoi para borxh nga Gatti

Nën hetimin milanez në lidhje me çështjen e basteve ilegale, sidomos për pokerin online, kanë dalë edhe disa të dhëna të tjera tronditëse në...

Jozi goditi Gjestin/Reagon ish-partnerja e tij, Xheneta: Asnjë arsye se justifikon dhunën

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother Albania ku Jozefin Marku ka goditur Besart Kelmendin, ka reaguar ish-partnerja e...

Lajme të tjera

Web TV