Basha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se situata ekonomike dhe sociale në vend është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë, ndërsa shqiptarët në 11 maj duhen të kenë parasysh se ose me fëmijët dhe familjet e tyre, ose me Edi Ramën dhe shokët e tij.

“Kryesorja dhe mbi të gjitha është o me njerëzit, o me Ramën dhe shokët e tij. Pse është në këtë gjendje ekonomia? Sepse lekët nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Ramës edhe në xhepat e shqiptarëve. Mundësitë nuk mund të jenë edhe monopol i shokëve të Ramës, edhe në dispozicion të rinisë shqiptare. Të dyja bashkë nuk rrinë. O me shokët e Ramës 7×7=313-ta, o me shqiptarët. O me familjen tënde, me fëmijët e tu, me të ardhmen tënde, o me Shqipërinë, o me Ramën. Të dyja bashkë nuk rrinë. Këtë mesazh duhet t’ua përcjellim qartë njerëzve” – tha Basha.

Ai më tej foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili synon t’i kthejë fondet publike në shërbim të qytetarëve, përmes uljes së taksave, subvencioneve dhe investimeve në shëndetësi e arsim.

“Me programin tonë, realisht politikat sociale janë aty, janë të kushtueshme, janë financueshme sepse ne paratë e shaiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do ia kthejmë shqiptarëve qoftë me ulje taksash, qoftë me subvencione, qoftë me politika lehtësuese për sipërmarrjen, qoftë me investime në shëndetësi, në mënyrë që kushtet e mjekëve, infermierëve të jenë të tilla që mos të mendojnë braktisjen dhe largimin si alternativën e parë. Dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz.

Sepse sot ne harxhojmë 1.4 miliardë euro për shëndetin e më pak se 2 milionë shqiptarëve të mbetur në Shqipëri. Me të njëjtën shumë, Italia arrin të përballojë me standarte europiane problemet shëndetësore të 5 milionë banorëve të shoqërisë së saj. Pra, paratë janë, por paratë vidhen. Vidhen nga shokët e 7×7=313. O me Ilir Beqajn tek 7×7=313, o me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është fare e qartë dhe me Koalicionin Euroatlantik, ne do të bëjmë që me këto para, që nuk mungojnë, janë 7.2 miliarfë euro ka harxhu qeveria, këto para të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, për mirëqenien dhe arsimin e shqiptarëve” – tha ai.

Lexo edhe :  Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Basha u ndal edhe te çështja e pronës, duke propozuar modelin kroat si zgjidhje përfundimtare: Ku prona është e lirë, i kthehet pronarit. Ku është e zënë, pronari kompensohet me vlerën e tregut.

“Në programin tonë, ne për herë të parë marrim përgjegjësitë e të djathtës për çështjen e pronës. Pse është ky kaos? Sepse kurrë nuk u zgjidh çështja e pronës. Përkundrazi, problem pas problemi, 7501 në vend që ta zgjidhte, e rëndoi më shumë pronën. Nyja gordiane duhet prerë. Pa e zgjidh këtë, nuk ka Shqipëri në Europë.

Si do e zgjidhim, me modelin që e zgjidhi Kroacia: ku është prona e pronarit e lirë i kthehet pronarit. Ku është prona e pronarit, e zaptuar, e zënë, pronari kompensohet me vlerën e tregut. Ky është parimi bazë. Dhe pastaj çdo pronë regjistrohet sipas pronarit, ose pronarit faktik, ose pronarit faktik ose ligjor nëse është e lirë, ose kompensim me vlerë tregu.

Fatura është e majme, është afro 8 miliardë euro. Do të ndahet në 15 ose 20 vite. Por obligacioni shtetërorë do të njihet menjëherë. Dhe në momentin që kjo zgjidhet dhe ambicja, objektivi jonë është ta zgjidhim brenda 2 viteve të para, në këtë moment kolaterali financiar i Shqipërisë dyfish më i madh sesa është sot” – tha Basha./e.t

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV