Derbi i Ruhrit, pritet të ndezë rikthimin e Bundesligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i Ruhrit midis FC Schalke 04 dhe Borusias së Dortmundit do të ndezë rifillimin e sezonit në Bundesligë mes koronavirusit. Ndeshja e cila do të luhet pa tifozë pritet me padurim nga lojtarët e Dortmundit.

Një ndër ta është edhe Erling Haaland.

Ishte një gjë e bukur kur mora lajmin për rifillimin e sezonit. Sigurisht që stërvitjet në grup janë shumë të rëndësishme, janë të rëndësishme jo vetëm në aspektin atletik por dhe për të krijuar një raport më shokët e skuadrës. Un jam stërvitur shumë këtë periudhë, kështu që mos kini frikë, jam në formë”, u shpreh Haaland për “Sky Sport” duke shtuar: “Mezi pres të luaj për herë të parë në derbin e RuHrit, kam luajtur edhe më parë derbi por kurrë si ky”.

Haaland vijon formën e tij fantastike edhe në Bundesligë ku në 11 ndeshje ka shënuar 12 gola duke tërhequr sërish vëmendjen e klubeve të mëdha si Real Madrid. Edhe pse ky i fundit nuk e ka mendjen te merkatoja.

Padyshim që e kam nisur mirë me Dortmund, jam i përqendruar në punën time për tu përmirësuar gjithnjë e më shumë. Jam i fokusuar vetëm në këtë pikë, nuk mendoj se kush interesohet për mua”, u shpreh sulmuesi i B.Dortmund.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV