Meta: Popujt kanë të drejtë të kenë pushtetin përmes zgjedhjeve të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë për funksionimin e sistemit gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe parimeve themelore të lirisë për të zgjedhur.

Kreu i Shtetit përmes një mesazhi në “Facebook”, tregon se po lexon librin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, që risjell të freskëta mesazhet e Winston Churchill, shkëputur nga fjalimi i tij më 1946, kur paralajmëroi “Perdet e Hekurta”.

Meta thekson se këto mesazhe të Churchill duan “të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës”, shkruan Meta.

Më tej ai shton se, “Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle. Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

Të fundit

Hyrja në ambasada në ‘90, shqiptarët u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit!

Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë...

3 Korrik 1967: Beteja e Kraterit gjatë emergjencës së Adenit

Më 3 korrik 1967, në kuadër të emergjencës së Adenit, ndodhi Beteja e Kraterit, një përleshje e armatosur mes forcave britanike dhe elementëve rebelë...

Temperaturat e larta/ MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë...

Frrok Çupi: Berisha po udhëton nëpër Europë për të fshehur pasurinë

Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha po fsheh pasurinë që ka vënë në sajë të korrupsionit. Në një intervistë për “Newsline”...

Vrasja e Martin Canit, dëshmon oficerja e sigurisë në shkollën “Fan Noli”

Gjykata e Tiranës dëgjoi tre dëshmi në procesin ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Cani. Një mësuese, oficerja e...

Lajme të tjera

Web TV