Të bllokuar në Itali? Ambasada Shqiptare tregon sa zgjaten lejet e qëndrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shqipërisë në Itali njofton shtetasit shqiptarë në Itali se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë emergjencës për shkak të COVID-19, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi bazën e komunikimit me autoritetet italiane lidhur me statusin juridik të shtetasve shqiptarë në Itali, njofton se lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose skadojnë në periudhën 31 janar 2020 – 31 korrik 2020, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020. Kjo periudhë kohore përkon me atë të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të COVID-19.

Gjithashtu, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, konfirmon se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, shprehet Ambasada.

Të fundit

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Lajme të tjera

Web TV