BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur me nota shumë pozitive dhe komplimente të ndërsjellta për njëri-tjetrin

Sipas raportimeve nga CNN, kur Meloni u pyet nëse BE do të rifillojë tarifat hakmarrëse nëse nuk arrihet marrëveshje, ajo tha se është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës.

Ajo shton se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe Evropës.

“Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes,” thotë ajo.

Duke përfunduar pjesën publike të takimit të tij me Melonin, Trump thotë: Do të kemi shumë pak problem për të bërë një marrëveshje me Evropën apo këdo tjetër, sepse ne kemi diçka që të gjithë duan. E dini se çfarë do të thotë kjo? Do të kemi shumë pak probleme./E.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV