Vettingu, ja sa prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan nga detyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë dy viteve, tek vendi ku mbahen seancat e vetting-ut e kanë shkuar 220 gjyqtarë dhe prokurorë të të tre niveleve të gjyqësorit. Por vetëm 94 prej tyre kanë dalë prej aty me kokën lart, sepse u konfirmuan në detyrë, pasi rezultuan të pastër në pasuri, figurë dhe profesionalizëm.

Këtë fat nuk e patën 83 gjyqtarë e prokurorë. Kjo kategori dështoi të shpjegojë burimet e pasurisë dhe në disa raste lidhjet me persona të inkriminuar. Vetëm në një rast, i “vetuari” u kthye në Shkollën e Magjistraturës. Për 42 gjyqtarë e prokurorë rivlerësimi procesi u ndërpre, pushua apo përfundua pa vendim për shkak të dorëheqjeve dhe daljes së tyre në pension gjatë rivlerësimit.

Kalimi në filtrat e vetting-ut rezultoi më i vështirë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nga fillesa e procesit të pastrimit të drejtësisë Kolegji i Posaçëm të Kualifikimit ka shpallur 46 vendime. Në nëntë raste KPA shkarkoi nga detyra gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar në Shkallën e Parë, ndërsa për 31 të tjerë la në fuqi vendimin që i kishte përjashtuar nga sistemi.

Kalimi me sukses i dy shkallëve të vetting-ut nga kandidatët e SPAK bëri të mundur ngritjen strukturës, që pritet të hetojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe i hapi rrugë zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat. Nga ana tjetër, vetting-u nxori nga funksioni Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Ndërsa pakësimi i gjyqtarëve të dy shkallëve më të ulëta ka shtuar ngarkesën e dosjeve tek gjyqtarët aktualë, duke ngadalësuar dhënien e drejtësisë.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV