Mohoi çdo lloj pasurie, 12 vitet e Jorge Mario Bergoglio në krye të Selisë së Shenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Vatikan. Papa Françesku ishte i pari Papë nga Amerika Latine, i pari jezit në krye të Kishës Katolike. Asnjëherë më parë një papë nuk ka zgjedhur të mbante emrin programatik: Françesku. Sepse Fraçesku – të kujton të shenjtin Franci i Asisit (1182-1226).

Ky bir tregtari mohoi çdo lloj pasurie, ndihej i thirrur prej Jezusit në një jetë në varfëri radikale dhe themeloi në këtë frymë urdhërin e Franceskanëve. Emri i Papës Francesku tingëllon pra jo sipas shkëlqimit të pallateve papnore, jo sipas rolit të një kishe, – dhe kreut të shtetit.

Për argjentinasin Jorge Mario Bergoglio, që kardinalët më 2013 e zgjodhën papë, emri që përdori ishte program: Si asnjë papë tjetër përpara tij ai u angazhua për refugjatët dhe të pastrehët si dhe për mbrojtjen e krijesës dhe të klimës. Tani ai ndërroi jetë pas gati 12 vjetësh në post. Në moshën 88 vjeçare ai është papa i dytë me moshën më të madhe në histori.

Një fjalim i flaktë

Përpara zgjedhjes papë më 2013Bergogliomori fjalën në një “para konklavë”, që një formë që ndoq për herë të parë, ku kardinalët shkëmbyne mendime lidhur me gjendjen e kishës. Në këtë “fjalim të flaktë” ai bëri thirrje për “lirinë e guximshme të shprehjes” në kishë. Kisha nuk duhet të mbyllet në vetvehte.

Fuqia e këtij fjalimi ndihej edhe në filimin e regjisorit gjerman ëim ëenders “Papa Francesku – një njeri i fjalës” më 2018. Edhe aty kreu i kishës në një fjalim të qartë apeloi për afrimin e kishës tek njerëzit në skajet e shoqërisë. Që në fillim të pontifikatit, papa shkoi  “në fund të botës”, sikurse e paraqiti ai prezantimin e tij të parë më 2013, kryesisht duke iu adresuar të margjinalizuarve.

Vazhdimisht Françesku tregohej si kritik i golbalizmit dhe kapitalizmit brutal. Në vitet e para tëpontifikatit të tij ai mbajti fjalimet më të fuqishme politike. Shpesh ai tregohej si avokat të të varfërve dhe jugut global: më 2014 përpara Parlamentit Europian në Strazburg, më 2015 para Kongresit në Uashington dhe në OKB në Nju Jork. Françesku bëri fjalë  për një “Europë të vjetëruar dhe të përçarë” dhe për një “komunizëm të pafrenuar”.

Françesku i bënte thirrje bashkësisë ndërkombëtare për reforma të shpejta dhe më shumë angazhim në ndihmën e zhvillimit dhe mbrojtjen e klimës. Kësaj teme ai i kushtoi enciklikën e tij më të rëndësishme “Laudato Si” në vitin 2015. Kjo vepër edukative për ruajtjen e krijesës lexohet si një aktpadi politike – por që pakkush e ka dëgjuar. Francesku më 2023 publikoi një tjetër tekst me temën e titulluar “Laudate Deum”. Sa më gjatë ai vazhdonte të ishte në post, aq më me padurim tingëllonin apelet e këtij pape.

Udhëtim tek të varfërit

Ndër 47 udhëtimet e tij më të rëndësishme kishin destinacion Azinë, Afrikën, Amerikën Latine, Arabinë. Vazhdimisht Franëesku kërkonte afërsinë me të varfërit, ndalej të vizitonte slums, i ftonte njerëzit. Po Europa? Vizitat në kontinentin e pasur synonin vendet më në periferi si Shqipëria apo Rumania.

Kina dhe Rusia, që asnjë papë nuk i ka vizituar, mbetën edhe për ipeshkvin e 266 të Romës një tokë e pashkelur. Edhe shumë muaj pas sulmit ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ndihej përpjekja e tij për dialogun me patriarkun ruso-ortodoks Kyrill, me kreun fetar besnik ndaj linjës së Kremlinit. Të dy Françesku dhe Kyrilli më 2016 shkuan bashkë në Kubë. Në sfondin e agresionit masiv rus njëtakim tjetër nuk që më i mundur të realizohej.

Lexo edhe :  Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Prej papës jezuit pritej shumë brenda kishës. Sepse përpara tij drejtimi i kishës për dekada të tëra kishte forcuar kursin e centralizmit. Por shumë shpresa të varura tek Françesku nuk u realizuan. Megjithatë ai nxiste debatin e hapur: Synodat në Vatikan, që zgjasnin deri në katër javë me fjalime të mëdha, ishin para Franceskut ditë të gjata mbledhjesh me leximin e manuskripteve të përgatitura paraprakisht.

Ndërsa nën drejtimin e Françeskut sërish ishte e mundur të bisedohej dhe debatohej. Por munguan ndryshimet konkrete, për të cilat atij me sa duket i mungonte guximi. Ai dëshironte, sikurse e ka formuluar vet njëherë “zhurmë” në kishë. Por punimet kapitale për restaurimin e strehës së mësimit nuk ishin specialiteti i tij. Ai sidoqoftë përballoi reformën e madhe  të kuries papnore, aparatit të Vatikanit,, që më 2023 hyri në fuqi dhe riformësoi qeverinë e papës. Në muajt e fundit të tij ai vendosi dy gra të urdhërit në krye të ministrive të Vatikanit, të ashtuquajturat dikastere, ku në fakt veprojnë vetëm kardinalë.

Gjatë gjithë pontifikatit të rij argjentinasi u përball me rastet e abuzimeve seksuale në pjesë të tëra të kishës botërore duke hasur vazhdimisht në kamuflime dhe intriga në Vatikan. Francesku, që ndonjëehrë deklaronte fuqishëm “zero tolerancë” për abuzimet dhe mbulimin e tyre, ndonjëherë zhgënjeu shumë njerëv me vendimet e tij. Edhe pse vitet e fundit ai shkakroi dhjetra ipeshkv nga postet në mbarë botën, Françesku jo gjithmonë mori masa në personel. Ai e kishte të vështirë të vepronte kundër dorasve të pandehur në rrethin e tij të ngushtë.

Afërsia me hebrenjtë dhe myslimanët

Ajo që mbetet si amanet i papës ishte mënyra e re e komportimit të tij me hebrenjtë dhe myslimanët.  Edhe si papë Francesku preferonte të prezantohej si “vëllai ipeshkv”. Në këtë mënyrë i takonte argjentinasi përfaqësuesit e religjoneve të tjera monoteiste.

Francesku ishte papa i parë që vizitoi gadishullin arabik, madje disa herë. Në Abu Dhabi më 2019 ai nënshkroi një dokument parimor me përfaqësuesit kryesorë myslimanë dhe përfaqësues të kishave të tjera. Më 2021 ai udhëtoi në Irak dhe u bëri thirrje shiitëve për dialog dhe vëllazërim me religjonet. Sa më gjatë qendronte në post Francesku, aq më intensive bëheshin kontaktet e tij me fenë islame.

Që nga viti 2021 ai filloi të kishte probleme shëndetësore. Françesku u shtrua disa herë në spital duke iu nënshtruar operacioneve në narkozë të plotë.

Sa më shumë kalonte mosha e tij, sa më shumë ndiheshin  pasojat e pandemisë së koronavirusit, sa më e përçarë nga konfliktet dukej bota, aq më shumë papa tërhiqte vëmendjen me apelet e tij. Në sheshin e errët dhe me shi para katedrales së Shën Pjetrit Françesku i vetëm në ditët e pandemisë së koronavirusit duke iu lutur Zotit në sfondin e vuajtjes mbarëbotërore – kjo skenë në Pashkën e vitit 2020 mbetet një nga imazhet më mbresëlënëse të pontifikatit të tij.

Por ai arriti të shpreh edhe përshëndetjen e fundit për Pashkët para dy ditësh. Tani ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare./DW/E.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV