I fundit Papë përpara se bota të zhduket/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, sytë e shumë njerëzve janë kthyer drejt profecive të Nostradamusit, që sipas disa interpretuesve, parashikonin vdekjen e një “Pontifi shumë të vjetër” dhe një pasues të fundit para një fundi të mundshëm të epokës katolike.

Në librin e tij të famshëm Les Prophéties (1555), astrologu francez Michel de Nostredame shkruante: “Me vdekjen e një Pontifi shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak me moshë të mirë / Për të do të thuhet se dobëson fronin / Por do të qëndrojë gjatë.”

Po ashtu, ai përshkruante një pasardhës të mundshëm si: “Një burrë i ri me lëkurë të errët, me ndihmën e mbretit të madh, do t’ia dorëzojë çantën një tjetri me ngjyrë të kuqe.”

Këto vargje janë interpretuar si një paralajmërim për ndryshime të mëdha në udhëheqjen e Kishës Katolike madje, disa spekulojnë se pontifikati i ardhshëm mund të jetë i fundit përpara një ndryshimi epokal.

Papa Françesku, i pari papë me origjinë nga Amerika Latine, u përball me probleme të shumta shëndetësore vitin e fundit, përfshirë një pneumoni të rëndë që çoi në vdekjen e tij. Trupi i tij do të qëndrojë për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara varrimit në Santa Maria Maggiore, ndryshe nga shumica e paraardhësve.

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të mbahet brenda dy javësh në Kapelën Sistine. Ndërkohë, diskutimet mbi profecitë e lashta, të hapura gjithmonë për interpretim, kanë ndezur sërish debate mbi të ardhmen e Kishës dhe rolin që mund të ketë pasardhësi i ri në një botë në ndryshim të shpejtë./E.T

Të fundit

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV